Ditën e sotme në Gjykatën e Shkodrës ishte parashikuar seanca për Frederik Tatën e arrestuar pak kohë më parë nën akuzën e prostitucionit.
Ndërkohë që situata mbetet e paqartë sakohë që gjyqtarja Izabela Radovani refuzon sërish të marrë përsipër gjykimin.
50 vjeçari është i dyshuar për prostitucion ndërsa avokati mbrojtës Ilir Golemi ka kërkuar lehtësim të mases së sigurisë “arrest me burg”.
Në seancën e para pak ditëve gjyqtarja Radovani nuk dha një vendim por u shpreh se do të japë dorehëqjen nga kjo çështje për shkak se i dyshuari Tata e ka akuzuar gjyqtaren për korrupsion.
Gjykata e shkallës së parë nuk e ka pranuar dorehëqjen e gjyqtares Radovani ndaj është detyruar të vazhdojë sërish me këtë çeshtje.
Edhe sot Frederik Tata ka ngritur tonet ne sallen e gjyqit duke akuzuar gjyqtaren Radovani dhe duke i thënë “çfarë do ti ketu, a ke dhënë dorëheqjen. Je e korruptuar dhe s’mund të më gjykosh mua”.
Duke parë që situate ka qenë mjaft e tensionuar gjyqtarja Radovani ka refuzuar sërish ta zhvillojë seancen për zëvendësim mase sigurie për Frederik Tatën. Seanca ka zgjatur vetëm fare pak minuta dhe nuk dihet sesi do të procedohet më tej.