20:12 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fredi Beleri del sot përpara SPAK, zbulohet qëndrimi që do të mbajë prokuroria e posaçme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

09:24 | 22/05/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ajo që ndodhi në Himarë do të bëjë histori”, djali i Fredi Belerit flet për mediat greke, komenton deklaratat e Ramës

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri pritet që të dalë sot përpara ambienteve të SPAK, ku do të njihet me masën e sigurisë, pas arrestimit të tij 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 Majit, nën akuzën e shitblerjes së votave.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se SPAK do të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg”. Çështja gjykohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj.

Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në drejtim të ambienteve të burgut 313 në Tiranë.

Më 13 maj, kur u dha masa e sigurisë, avokati i Fredi Belerit foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Vlorës. Avokati tha se akuza ishte politike dhe gjithçka ishte montim politik, por një gjë ishte e qartë: arrestimi i kandidatit Beleri e kishte përforcuar mbështetjen e banorëve ndaj tij dhe më 14 maj, ata do t’i drejtoheshin të qetë kutive të votimit.

“Gjykata e vlerësoi arrestin në flagrancë si të ligjshëm dhe caktuan SPAK-un për kompetencë, – tha avokati për mediat. –  Brenda dhjetë ditëve ndoshta do të bëhet vlefshmëria në SPAK. Akuzat nuk u faktuan. Ne këtë i kërkuam gjykatës. Ishin komplet veprime të simuluara të policisë, të një individi madje, që policia rëndom si në kohën e komunizmit, i përdor.

Akuzë politike dhe montim politik. Edhe zoti Beleri foli në seancë, tha pikërisht këto që po them unë. Nuk u provua në asnjë moment në ato që referoi prokurori, në asnjë moment nuk u provua as ekzistenca e listave. Ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra ë rrëmbimit e provoi. Aty konsistonte, rrëmbimi, që të gjendej diçka në flagrantë. Dhe u provua që nuk u gjet asgjë.”

Pas

Sot seanca e radhës gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë

Para

Vandalizimi i Shtëpisë së Evropës në Sofje, reagojnë figurat politike bullgare

Para
Vandalizimi i Shtëpisë së Evropës në Sofje, reagojnë figurat politike bullgare

Vandalizimi i Shtëpisë së Evropës në Sofje, reagojnë figurat politike bullgare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.