KQZ mbajti dje seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Beleri ka mbërritur në ambientet e KQZ, me furgonin e policisë së burgut të Fierit, ku dhe ai vuan dënimin.
Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret sot në orën 10:30.
Shtyrja u bë pasi avokatja e Belerit kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të ishte vetë i pranishëm në seancë.