Kreu i OSHE Adrian Çela ishte i thirrur në kryesinë e Kuvendit ku në mbledhjen e radhës të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë raportoi mbi ecurinë e punës së institucionit që drejton.
Në Komision u fol mbi sistemin e faturimit, masat legjislative, mbifaturimet si dhe pagat e punonjësve të OSHE.
Në këtë konteks, anëtari i këtij komisioni, deputeti Kujtim Gjuzi debatoi me kreun e OSHEE Adrian Çelën duke theksuar se ka mbifaturime ndaj abonentëve. Gjuzi i pyeti gjithashtu Çelën nëse futja e standartit europian për leximin çdo tre muaj e parashikon humbjen ose fitimin ndërkohë që pyetjes së tij i shtoi se nëse ka rritje buxheti dhe rrogash a do të ketë bonuse për qytetarët?
Pjesë nga debati në Komision:
ERE: Kemi matësa induktiv që duhen ndryshuar pasi kemi kosto. Aktualisht kemi vështirësi në mbyllje të bilancit të energjisë. Duam ta pilotojmë programin e ri të Bankës Botërore. Po investojmë në sistemin e matësave, janë të manovrueshëm dhe preket sistemi matës
ERE: Fatura çdo muaj, duhet studim për konsumin në çdo muaj të vitit
Gjuzi: Leximi njëherë në 3 muaj faturimi mujor dhe studim historiku
Beqaj: Nëse provohet pilotimi a duhet amendimi i nenit 11 i kontratës ekzistuese? Për projektin pilot ku do aplikohet, rajoni?
Çela: Për mesataren në favor të kompanisë… Për sa kohë do jetë faturë sistemuese , kompania do e ndaj me 33% çdo muaj
Gjuzi: Po kërkuat standartin Europian që ta fusësh çdo 3 muaj leximin, e parashikoni fitimin/humbjen? Po u rrit buxheti dhe rrogat a ka bonus për qytetarin?
Çela: Pagat e OSHEE caktohen meVKM. Ka patur rritje pagash për lexuesit dhe tekniken
Gjuzi: Ka mbifaturime
Çela: Ankimimet për keqfaturime janë reduktuar me mbi 50%. Problematikat qëndrojnë. OSHEE ka bërë sistemim dhe masa ligjore për leximin gabim. Rajoni s’është caktuar për pilotim. Mund të marrim 2 ose 3 zona, po studiohet. Në shtator-tetor nëse s’ka probleme. Në lidhje me sistemin ERE Builing i ri sjell favore, kemi ndërruar 200 matësa dhe jemi në proces. BB na ka akorduar matësa të veçanteë. 1.6 mld euro investime nevojiten për planin final.
Beqaj: Vendimi i Majit ka patur fuqi prapavepruese
ERE: Do e sqarojmë këtë problematikë brenda 2, 3 muajsh
Çela: Në Janar 2018 u liberalizuan klientët. Furnizues të fuqisë së fundit. Çmimi për Janarin ishte 11.6 lekë dhe për Shkurtin 7.76 lekë. Çmimi u dërgua te ERE dhe na e aprovuan. Nuk mund të ishte më pak se 9 lekë dhe na e morën si mbifaturim, përgjigjja e ERE na ka ardhur me vonesë.
Gjuzi: E keni rimbursuar këtë lapsus financiar?
ERE: Konsumatori dhe biznesi kanë marrë atë që meritojnë
Beqaj: Qendrat e mëdha të biznesit, janë bërë investimet, përdoret energji, pjesa agro-ushqimore me delikatja si zgjidhen konfliktet kur transferohen pa fitim?
Çela: Problematikë e ndeshur, konviktet në Qytetin Studenti ku nuk banojnë studentë por familjarë. Kemi dhënë zgjidhje me matësa të veçantë. Në QS u përgjigj me investime në godina dhe ë vendosëm matësa për çdo dhomë. Ka subjekte me matje me nënmatje, aplikuesi bën marrëveshje, kontrata për përdoruesin.
ERE: Të drejtën për të shitur energji e ka vetëm OSHEE
(F.GJ.FAXWEB.AL)