Supersfida Juventus-Milan shtyhet në mënyrë të papritur. Takimi mes bardhezinjve dhe kuqezinjve nuk do të zhvillohet ditën e nesërme.
Por, sot në mbrëmjen e sotme u mbajt një takim mes drejtuesve të klubit torinez dhe përfaqësuesve të prefekturës dhe kuesturës së Torinos, ku palët arritën vendimin që takimi i kthimit të gjysmëfinales së Kupës të Italisë të luhet në një datë tjetër.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun të Juventusit Klaudio Albaneze bëri me dije vendimin e papritur për mediat italiane:
“Juventusi respekton çdo vendim që merret nga autoritetet. Shëndeti publik është prioriteti kryesor për shoqërinë”, deklaroi zyrtari i klubit kampion të Italisë.
Ai e publikoi vendimin pak momente përpara se trajneri i Juventusit Mauricio Sarri të jepte konferencë për ndeshjen e nesërme, por tani duhet të respektojë vendimin e klubit dhe të autoriteteve italiane.