Nga autoritetet gjermane, bëhet me dije qe qytetarët nën moshën 60 vjeç të cilët kanë marr dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”, dozën e dytë të vaksinës mund ta marrin Pfizer/BionTech ose Moderna.
Sakaq kryetari i Komitetit të Ekspertëve, Thomas Mertens ka thënë se:
“Për ata që janë vaksinuar tashmë me injeksionin AstraZeneca, do të jenë në gjendje të marrin dozën e dytë ose me vaksinën Pfizer ose Moderna.”
Nga Insituti Gjerman për Vaksinat, bëhet me dije se ne Gjermani janë 31 raste të trombozës së rrallë janë raportuar deri më tani, pas vaksinimit me AstraZeneca.
Nëntë persona humbën jetën midis grupmoshave 20 dhe 63 vjeç. Kjo bëri që Komiteti i Përhershem i Vaksinimit në Gjermani të njoftonte se vaksina Astrazeneca do të rekomandohej vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç.