19:24 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Frikë nga përplasja në Shkodër, Bardh Spahia ”mbahet peng” në Policinë e Tiranës. Kreu i PD: Vendi në luftë civile

08:55 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E sfidoi Balla të dilte nga selia e PD-së, Bardh Spahia arrestohet live (Foto)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia u ndalua mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke shkuar në studiot e një tëlevizioni, pasi paraditen e djeshme në media u shpërnda lajmi se ai ishte në kërkim, për aktet e dhunës që u shënuan në një prej KZAZ-ve në Shkodër pasditen e së martës.

Me gjasë në policinë e Tiranës, Spahisë i është komunikuar masa e arrestit, dhe ndoshta duhet të pritet seanca e radhës që kjo masë të rivlerësohet.

Burime bëjnë me dije se Spahia ndodhet ende në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës, dhe ende nuk është bërë transferimi i tij në Shkodër nga frika e një përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të PD-së që gjendeshin dje përpara komisariatit në Shkodër.

Teksa ishin në pritje të mbërritjes së Spahisë mesnatën e djeshme, kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli akuzou kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj se arrestimi i ish-deputetit është politik, ndërsa bëri thirrje për lirimin e tij, pasi kjo situatë po çon vendin në kaos dhe luftë civile.

“Arrestimi është politik, që kanë realizuar edhe etërit e tyre. Shkodra nuk nënshtrohet nga arrestimet partiake. Të ndalohen një minutë e më parë arrestimet, pasi po e con vendin në kaos dhe luftë civile në këto zgjedhje që mendon që ti mbajë. Drejtuesit e policisë së Shkodrës nuk kanë asgjë në dorë, pasi ndryshe flasin dhe ndryshe veprojë.

Cdo gjë është në dorë të kryeministrit dhe ministrit Lleshaj. Bardh Spahinë e kanë akuzuar për problemet në Shkodër, por Lleshaj ka ndryshuar mendje dhe e kanë mbajtur atje për arsye sigurie. Sipas ministrit është person i rrezikshëm. Ardhja e Ramës e nxit akoma më shumë këtë protestë”, tha ai.

Për arrestimin e Spahisë reagoi dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se asgjë nuk do ta ndalte këtë forcë politike, në luftën kundër blerësve të votave dhe kriminelëve. (Lexo ketu reagimin e plote te kreut te PD-se) 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arrestimi i spahisearrestohet bardh spahiabardh spahia
Pas

Video/ ”T’ju vijë turp, t’ju vijë turp”, debat i ashpër mes zyrtarit të PD-së dhe analistëve të qeverisë

Para

DW ngre alarmin: Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile

Para
DW ngre alarmin: Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile

DW ngre alarmin: Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile

Discussion about this post

 



Të Fundit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.