Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një komunikim me gazetarët, tha se në mbledhjen e sotme të bordit të transparencës është vendosur ulja me 6 lekë e çmimit të naftës, duke e çuar në 243, dhe me 7 lekë e çmimit të benzinës, duke e çuar në 235/litër.
Ndërkohë që çmimi i gazit do të ulet me 2 lekë për litër.
Prej disa ditësh bordi ka dalë me njoftime për uljen e çmimit të karburanteve, edhe pse në shifra të papërfillshme.
Pak ditë më parë çmimi i naftës shkoi deri në 265 lekë për litër, rekordi më i lartë që prej nisjës së krizës së karburanteve dhe ngritjes së bordit për përcaktimin e çmimeve.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
(E.K/Faxweb.al)