Alarmi për sulm terrorist ka pezulluar koncertin e rock-ut që ishte parashikuar për tu zhvilluar në Nurenberg të Gjermanisë mbrëmjen e sotme.
Zyrtarët e lartë të policisë lokale kanë qenë ata që të cilët ju kanë kërkuar organizatorëve anulimin e koncertit, pasi kishte informacione se në koncert ishin planifikuar sulme terroriste, raporton Daily Star.
Ndërkaq bëhet me dije se kanë nisur hetimet për vërtetësinë e informacionit.
Policia ka evakuuar plot 80 mijë spektatorë të cilët ndodheshin të pranishëm në stadium për të ndjekur koncertin i cili tërheq mijëra fansa të rock-ut.
Alarmi vjen vetëm 2 javë pas sulmit terrorist në Manchester të Anglisë gjatë koncertit të Ariana Grande ku mbetën 22 persona të vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën.
(M.D/Shuplaka)