Drejtori i kufirit Kakavije, Idajet Hoxha, në një deklaratë për mediat dha detaje rreth misionit të agjensisë europiane. Sipas tij ky shërbim në vijën e gjelbër është një shkëmbim eksperiencë midis forcave të policisë vendore dhe Frontex për ruajten e kufirit. Më tej Hoxha u shpreh se përgjegjësin kryesore për të mbikqyrur kufirin e ka roja kufitare shqiptare, por një rol mbështetës kanë edhe efektivët e Frontex.
Frontex nis misionin në terren edhe në Korçë. Oficerë të Frontex në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare janë pozicionuar në kufirin e gjelbër, aty ku numuri i klandestinëve kap shifrat më të larta. Grupi ynë i xhirimit udhëtoi drejt fshatit Trestenik për të parë nga afer misionin e oficerëce të Frontex.
Të dhena nga drejtoria e kufirit dhe Migracionit bën me dije se përgjatë muajit të fundit numri refugjatëve sirian, iranian vjen duke u rritur. Shumë prej tyre kërkojnë të kthehen mbrapsht në shtetin grek ndërsa pjesa tjetër kërkon azil duke u transportuar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.
Më 22 maj Frontex ose Agjensia Europiane për monitorimit e Kufirit nisi zyrtarisht misionin e tij në dy pikat kufitare në Jug të Vendit atë të Kakavies dhe të Kapshticës me 50 efektivë. Misioni i Frontex në vendin tonë është ruajtja e kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë me qëllim parandalimin e emigrantëve të paligjshëm si dhe veprimtarive të tjera të jashtligjshme.
Discussion about this post