Publicisti Frrok Çupi , ka qenë i ftuar në studion e “Arena”, ai është shprehur se listat e Partisë Demokratike janë bërë pa Sali Berishën dhe se Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit tregoj se nuk mund të bëhet kurrë një lider.
“Bashës i mungon profili i liderit, dhe si opozitar ai nuk është lider. Ai do patjetër një ombrellë. Roli i Berishës është i rëndësishëm për Bashën, nga gjysma e protestet Basha ka qene pa Berishen dhe Berisha pa Bashën.
Listat janë bërë pa Berishën , janë bërë nga kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha
Ne momentin që mbeti në qiell të hapur Basha tregoj se nuk mund te behet kurrë lider, pasi i mungon mënyra si është formuar, kultura politike, maturia etj”, u shpreh ai. (S.SH./Shuplaka)
Discussion about this post