Sulmi që ka ndodhur në Londër tronditi jo pak mbarë opizionin botërior. Ndërkohë që pas sulmit është parë që të ndërhyjë edhe një deputet për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve.
Ai është Tory Tobias Ellwood është parë sot duke u ardhur në ndihmë personave të cilët u vranë dhe plagosën nga një terrorist. Ai është përpjekur për të shpëtuar jetën e policit i cili mbeti i vdekur nga sulmi me thike.
Ai i ka bërë frymëmarrje artificiale policit dhe është munduar që të mbulojë plagët e mara për ti ndalur gjakun. Ellëood, një ish-oficer i ushtrisë, u fotografuar pastaj me një njollë gjaku në fytyrë, derisa shërbimet e urgjencës priteshin që të vinin.
Kujtojmë në vëllai i Ellwood, Jonathan u vra në moshën 39 vjeçare në shpërthimet ne Bali në vitin 2002 nga një grup militantësh islamike. Duke folur pas sulmit Ellwood, është shprehur se kjo qe kishte ndodhur ishte nje “tragjedi e madhe”.
“Unë jam një dëshmitar, unë kam qenë i fundit në skenë para se të vdiste polici kështu që mua nuk më lejohet të them asgjë. Ajo tani një është vrasje, unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kjo është një tragjedi e madhe. Unë u përpoq për të ndalur rrjedhjen e gjakut derisa arritën mjekët por mendoj se ai kishte humbur shumë gjak. Ai kishte plagë të shumta, nën krah dhe në shpinë. Me sa kuptoj unë sulmuesi ka vdekur gjithashtu” tha Ellwood. (E.K/SHUPLAKA)