Vdekja e Bradley Lovery pas një luftë të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e shumë njerëzve por edhe futbollistëve. Ai u bë i njohur si një nga tifozët më të famshëm të Sunderlandit pasi edhe pse i sëmurë ndiqte nga afër ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës. Mirëpo tifozi i vogël nuk ka mundur t’i rezistojë më shum sëmundjes pasi sot ndërroi jetë.
Bradley ishte diagnostikuar me kancer, konkretisht me neuroblastoma në vitin 2013.
Pas shumë reagimeve të yjeve botërorë ku më i pikëlluari ishte futbollisti Jermain Defoe, ka reaguar edhe lojtari me origjinë shqiptare Adnan Januzaj, i cili ka luajtur për Sunderland i huazuar nga Manchester United.
Januzaj ka publikuar një foto të tij në rrjetet sociale dhe ka shkruar se ai ishte një frymëzim për të gjithë.
“Frymëzim për të gjithë ne! Qofshi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Januzaj. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post