Për tre ditë me radhë shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh jashtë vendit u mblodhën përpara kryeministrisë në një protesë që kishte moton nën një flamur.
Edhe pse protestuesit e kishin bërë të qartë se qëllimet e tyre nuk ishin partiake, duket se një pjesë e mirë e tyre për deputetin e PS-së Pjerin Ndreu ishin thjesht fshatarë të Kamzës, të cilët i hapnin barkun.
“Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard ! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as vete perse!“, shkruante Ndreu dy ditë më parë, në një reagim që shkakroi mjaft polemika, veçanërisht në rrjetet sociale.
Një përgjigje për Ndreun e ka pasur organizatori I protestës Genc Sejko, i cili I është rikthyer jetë së tij në Londër, pas qëndrimit disaditor në Tiranë. Me një foto nga lagjja në Londër, Sejko shkruan si më poshtë:
(E.K/FAXWEB.AL)