Kryeministri Rama ka postuar në facebook një foto nga ajri të tokave bujqësore në Shqipëri të cilën e shoqëron me një mbishkrim ku i thurr elozhe vetes dhe qeverisë së tij për ato çka ka arritur në fushën e bujqësisë gjatë qeverisjes së tij 7-vjeçare. Ky postim ka sjellë reagime të shumta nga ana e qytetarëve të cilëve kryeministri nuk ka nguruar t’i kthej përgjigje në komente.
Një ngakomentet më pikante është ajo që vjen nga një qytetare e cila i thotë Ramës se produktet fshatarët i shesin për dy lekë fitimi shkon i gjithi për eksportuesit që i çojnë në vendet e BE-së, ndërkohë që ne hamë mbeturinat e importit.
Më poshtë gjeni komentet më pikante mes kryeministrit dhe ndjekësve të tij:
Komentuesja: Po zoti minister prodhohen por pa kontroll me lend kimike dhe hormone asnjegje nuk eshte bio ke frik te hash. Kesaj i thoni ju bujqesi e shendetshme, kesaj i thon nje vdekje e ngadalt dhe e garantuar…molla mund te duket e faqe kuqe nga jasht po helmin e ka brenda prandaj merr masa dhe beni kontrolle, nuk na intereson shumica e prodhimit por na intereson cilesia e produktit bujqesor e konsumimit…
Rama: Anila Xhaferi cuditerisht asnje kg nga qindramijera ton eskporte nuk ka dale sic thua ti ne laboratoret e BE dhe te siguroj qe nuk ka ne fshat fusha per BE dhe fusha per tregun tone, jane te njejtat fusha! Abuzimet sporadike dhe gjithnje e me te pakta nuk tregojne aspak se duhet te kesh frike te hash ushqimet e fshatit tone, e ja ku me ke mua qe vetem ato ha dhe nuk i marr nga ndonje fushe e posacme, po ne tregun fshatar ne Tirane
Komentuesja: Pikerisht tek fundi i pershkrimit eshte problemi. Jemi nje vend qe shtrihet ne 28748 kilometra katrore, pra shume i vogel, kemi siperfaqe bujqesore ne komplet vendin dhe si perfundim, ju ua bleni prodhimin fermereve me dy leke, per ta eksportuar.
Pastaj importoni mbeturinat dhe i fusni tek ne. Kjo nuk eshte e drejte, per ne flas, se ju ju ka dhene jo pak fitim kjo metode.
Do patate? Shko merre ne zonat malore dhe mos detyroni fermeret te hedhin tonelata ne kosh!
Rama: Ne fakt je gabim shume sepse shteti as nuk blen as nuk shet prodhime ne sistemin qe kemi zgjedhur qe ne 1990; e dyta ne nuk importojme mbeturina dhe e treta keto hesape pa hanxhine ne fejsbuk e neper media nuk kane lidhje me realitetin e bujqesise e te te ardhurave te fermereve sot! Mjafton te shohesh ekportet se sa jane rritur dhe kuptohet qarte se sa shume kane ndryshuar gjerat krahasuar me 7 vjet me pare
Komentuesi: Ne keto fotografi ne ja kemi kaluar dhe Hollandes por nuk jane faktike .eshte albumi Rama per propagand zgjedhore nuk
shikon popullin e izoluar dhe fukarallekun se muziken e ndaloi se bie virusin dhe pake do mbylli çdo gjeje qe i shkon ndermend .
Rama :hahaha i kam bere une ne kompjuter po te lutem mos ia trego njeriu Sa per popullin e izoluar, kufijte jane te hapur prej kohesh po ja qe eshte izoluar Italia e Greqia dhe s’kemi si ia bejme per sa kohe virusin e kemi verdalle, e duam te shkojme edhe ne disko e te ngjeshemi si sardelet ne kutine e zhurmes, se virusi eshte shpikje e qeverise qe s’do muzike