Pas kalvarit të gjatë të ndërtimeve në Valbonë, një tjetër zonë në vend është e rrezikuar nga ndërtimi i HEC-eve.
Bëhet fjalë për lumin Seta, ku është parashikuar të ndërtohet një hidrocentral. Ndërtimi është kundërshtuar nga banorët të cilët e kanë cilësuar si shkatërrimtar për këtë zonë, ndërtimin e HEC-it, SETA 4, në Çidhën të Dibrës.
“As turku, as serbi, as italian e gjermani s’na e morën dot këtë vend, jo më të vijnë të na e marrë një tepelenas”, thotë njëri prej banorëve, i shqetësuar për fatin e këtij lumi.
Si përfunduan banorët në gjyq?
Më 24 gusht, për faqësuesit ligjorë të kompanisë “HYDRO SETA” sh.p.k, bënë kallëzim në policinë e Dibrës për 25 banorë të fshatit Cidhën, kryesisht kryefamiliarë, me arsyetimin se kishin bllokuar punimet për ndërtimin e hec-it “Seta 4”.
Kjo çështje e ka rrjedhën e saj, që dy vite më parë, kur u dha edhe leja për ndërtimin e këtij hec-i. Por rezistenca dhe konfliktet në terren mes banorëve nisën më 6 maj 2017, ku shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” protestoi për më shumë se një orë para Prefekturës së Dibrës, kundra futjes në tuba të ujit të Setës, në kuadër të ndërtimit të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4. Protesta u mbështet nga anëtarë të shoqatës dhe banorë të zonës.
Pas protestës në Peshkopi, ata shkuan në Çidhën, pikërisht në vendin, ku po ndërtohet Seta 4.
Protestat vazhduan derisa një përfaqësi e banorëve të fshatit me datë 28 korrik 2017 depozitoi në gjykatën Administrative në Tiranë Kërkes Padinë kundrejt Vendimit të KKRT dt 09.09.2015 për dhënien e lejes komapnisë Hidro SETA sh.p.k, e cila ka filluar punimet në territorin e Setës.
Një ditë para kallëzimit të banorëve nga ana e kompanisë së ndërtimit të HEC-it, pati edhe një protestë ku ishin mbledhur rreth 70 persona, të cilët bllokuan punimet për ndërtimin e HEC-it “Seta 4”.
Sot në Gjykatën Administrative të Tiranës, pritet të zhvillohet seanca e radhës për për ndalimin e punimeve për ndërtimin e HEC-it SETA 4 në Çidhën të Dibrës.
(F.G/Faxweb)
Për të lexuar të plotë këtë çështje klikoni këtu
https://www.youtube.com/watch?v=jXOYTLoTDP0&feature=youtu.be