Dy të rinj të përkatësisht një 24-vjeçar shqiptar dhe e partnerja e tij 22-vjeçe janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu është gjetur kokainë.
Mediat italiane raportojnë se çifti, identiteti i të cilëve nuk dihet, u kap në dalje të autostradës në San Benedetto në Torino, ndërsa udhëtonin me një mjet tip ‘BMW’, shkruajnë mediat italiane.
Të rinjve ju janë gjetur nga policia 109 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në çantën e vajzës së tyre vetëm 6 muajshe. Sipas hetuesve të çështjes, shqiptari merrej me shitje të lëndës narkotike. Ndaj tij tashmë është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa për gruan e tij, ‘arrest shtëpiak’. (J.V/Shuplaka)