Policia italine godet sërish një rrejet të trafikimit të drogës. Këtë herë një çift rumunësh dhe një i ri shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi ishin përfshirë në trafik kokaine.
Mediat italiane raportojnë se u sekuestruan një sasi droge dhe 50 mijë euro në Tollo. Droga dhe kjo sasi parash u gjet në një depo që ruhej nga dy qen të racës pastor.
Nga hetimet policia italiane pikasi lëvizjet e dyshimta të 27-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet. 27-vjeçari që hynte dhe dilte në shtëpinë e çiftit, 46 dhe 47 vjeç. Shqiptari akuzohet si furnizues i mundshëm i drogës në bregdetin e Adriatikut. Ai është ndalur edhe njëherë më parë nga policia por kjo ka rezultuar pa rezultat. Pasi e kanë vënë në shënjestër dhe kanë ndjekur lëvizjet e tij, që e kanë çuar policinë në shtëpinë e çiftit të rumunëve.
Pas kontrollit të ushtruar nga qenët e anti-drogës së Peskarës, u zbulua sasia e lëndës narkotike. Ndaj burrit rumin dhe shqiptarit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për gruan ‘arrest shtëpie’. (J.V/Shuplaka)