Një shqiptar dhe bashkëshortja e tij kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën për tregtim të lëndëve narkotike.
Çifti u arrestua gjatë udhëtimit me një automjet tip “BMW”, pas një kontrolli në autostradën në San Benedetto del Tronto.
Policia u gjeti 109 gram kokainë, të fshehura në një qese ku kishin futur rrobat e vajzës së tyre të vogël 6 muajshe.
Shqiptari është dërguar në qelinë e paraburgimit në Marino del Tronto, ndërsa gruaja është nën “arrest shtëpiak” për shkak se duhet të kujdeset edhe për të bijën. (D.D/Shuplaka)