SPAK ka marrë të pandehur kreun e bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, për veprën penale të falsifikimit të formularëve. Sot Hajdari ka qenë në SPAK, ku dhe i është komunikuar akuza.
Hajdari u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, bashkë me avokatin e tij Theodhori Sollaku. Ky i fundit foli edhe per mediat, i cili tha se Hajdari ishte pyetur për një kallëzim për një formular të dekriminalizmit
“Ishim për një kallëzim të bërë nga subjektet politike për një dënim qortimi të dhënë në Greqi 25 vjet më parë. Kanë pretenduar se nuk e ka deklaruar. Nuk ka pasur asnjë vendim të publikuar, asnjë komunikim për këtë vendim. Por edhe nëse do të kishte, nuk do të kishte asnjë konsekuencë”, tha Sollaku.
Hajdari ka fshehur dënimin në Greqi, për kalim të paligjshëm të kufirit ndërsa dje KQZ vendosi se nuk ka shkak ligjor që ti ndërpritet mandati.
Discussion about this post