14:38 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fshehu pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e Administratives Shkodër

18:18 | 18/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fshehu pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e Administratives Shkodër

Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka rikonformuar shkarkimin nga detyra Ahmet Jangullin, anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe gjyqtar në Gjykatën Shkodër, i cili ishte shkarkuar nga KPK në datë 05.10.2018.

Sipas ILDKPKI-së, Jangulli ka fshehur pasurinë. Pas hetimit administrativ rezultoi se gjyqtari ka bërë deklarim të pasaktë, ka mungesë burimesh të ligjshme dhe ka fshehur pasurinë. Vlera e automjetit të shkëmbyer kishte gjysmën e vlerës së mjetit tjetër, por nuk ka pasur vlerë shtesë. Subjekti nuk kishte mundësi që të blinte mjetin e parë në vitin 2005. Subjekti ka deklaruar huadhënie prej 12 milionë lekësh në total. Nuk ka burim të mjaftueshëm për shtimin e likuiditeteve.

DSIK thekson se ka papërshtatshmëri me detyrën sepse dyshohet se ka favorizuar një punonjëse të gjendjes civile, në një dosje me dy të pandehur. Rezulton se dosja me numër 45, datë 2004, ndaj shtetasit Sh. L. dhe K.A., të akuzuar për veprën e falsifikimit të pasaportave dhe shpërdorim detyre.

Nga shqyrtimi i dosjes, në procesverbale u vu re se gjyqtari ka pyetur prokurorin nëse ka akte të tjera që nuk janë në fashikull, por prokurori ka deklaruar në seancë se ka akte të reja, ndërsa në seancën e ardhshme ka thënë që nuk ka. Në vendimin e tij, gjyqtari ka ndryshuar cilësimin e veprës nga falsifikim pasaportash në përdorim dokumentesh të falsifikuara. Për këtë arsye, këtyre shtetasve u është ulur dënimi.

Njoftimi i KPA-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli, kundër vendimit nr. 67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 67, datë 05.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli.

2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.11.2019.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: Ahmet Jangulli
Pas

U ‘dëbua’ nga Presidenti, Borchardt mbërrin në zyrën e Lulzim Bashës

Para

Makina përplas çiklistin, vdes në vend 52-vjeçari

Para
DETAJE/ Ktheheshin nga ditëlindja e vajzës, ja si vdiqën 4 anëtarët e familjes Bibaj

Makina përplas çiklistin, vdes në vend 52-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH-së, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane, bllokon rrugët e hyrjes në impiantin Fordow

Ndërhyrje nga ajri dhe toka, vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.