Shtyhet seanca ndaj Luan Dacit. Shkak i shtyrejes së seancës është bërë mosformimi i trupës gjykuese, për shkak se gjyqtarja Anita Mici, dha dorëheqjen pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga ky proces, pasi nuk kishte kaluar vetingun.
Kujtojmë se ish-anëtari i KPA-së, Luan Daci, u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, pasi u konstatua se kishte falsifikuar dokumentet, duke fshehur një shkarkim të tij.
Në sajë të hetimeve rezultoi se gjyqtari i KPA nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997. Në atë kohë Këshlli i lartë i Drejtësisë kishte shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit.
Është pikërisht kjo shkelje që përbën shkak që Daci mos përmbushë kritert për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçme të Apelimit.
Vendim të cilin Daci e ka ankimuar në Apel, por seancat e shqyrtimit të çështjes së tij kanë pasur një shtyreje të vazhdueshme.