Rreth një ton kokainë është sekuestruar nga policisët anti-drogë të Kosta Rikës të zonës portuale të Limon. Mësohet se kokaina ishte fshehur në një kontejner me pure bananeje, u sekuestrua nga policët anti-drogë të Kosta Rikës të zonës portuale të Limon, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Michael Soto.
Kokaina kishte si destinacion Belgjikën. Droga u zbulua gjatë inspektimit të kontenierit. Ato ishin ndarë në paketa të presuara prej një kilogramësh dhe ishin vendosur në 29 valixhe, të fshehura gjithashtu mes bidonëve të mëdhenj me pure bananesh.
“Që prej fillimit të vitit, policia anti-drogë ka zbuluar në zonën portuale të Limon-it nëntë kontejnerë ku ka qenë fshehur drogë”, theksoi ministri.