14:47 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

FSHESA e Ramës me administratën, shkarkimet politike po i mbulon me ‘’vende të lira pune”

13:45 | 11/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FSHESA e Ramës me administratën, shkarkimet politike po i mbulon me ‘’vende të lira pune”

Prej marrjes së mandatit të dytë qeverisës nga ana e Ramës ka nisur fshesa në disa sektore të administratës, dhe kryesisht ato që mbaheshin nga aleatët.

Nga tatimet, doganat, AKU-ja, hipotekat apo legalizimi janë vetëm disa nga sektorët që Rama ka sulmuar më fort, qoftë gjatë fushatës, qoftë edhe tani që ka marrë drejtimin e timonit i vetëm.

Kështu ditë pas dite në profilin e tij në rrjetet sociale kryeministri shpall vende të reja vakante, që me gjasa nuk kanë dalë nga hiçi, po vinë si rezultat i shkarkimeve të të tjerë të punësuarve.

Më e fundit vjen nga sektori i ALUIZN-it që edhe pse prej kohësh nën drejtimin e socialistëve, dhe vetëm disa muajve në drejtim teknikut të propozuar nga PD sërish shfaq probleme.

Jo pak herë vendet e reja të punës mësohen se janë shpallur nëse je aktiv dhe ndjek Ramën në ‘’Facebook” pa pasur një analizë të qartë se nga dalin këto vende vakante.

Sot u shpallën vendet vakante të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale.

Më parë vende vakante janë shpallur dhe në dogana. Referuar njoftimeve përkatëse të publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Doganave, janë 12 vende të lira pune për pozicionin “doganier”, të cilat janë shpallur fillimisht për nëpunësit e administratës doganore, që duan të bëjnë lëvizje paralele.

Ndërkohë, janë edhe 13 vende pune për pozicionet inspektor antikontrabande, specialist hetues e komandant grupi në të cilat konkurrimi është i hapur. Ata që plotësojnë kriteret e bëra publike në shpalljen e vendeve vakante mund të dorëzojnë dokumentet deri me datën 2 tetor.

E njëjta skemë ka ndodhur dhe me AKU-në ku veç drejtorit të përgjithshëm që e shkarkuan, Rama ka ‘’këshilluar” me tone mjaft të larta që drejtorët në rrethe bëjnë mirë të japin vetë dorëheqjen.

Hipotekat, po ashtu janë sulmuar vazhdimisht nga ana e qeverisë Rama, ndërsa vetëm dje njoftimi i vendeve të lira të punës është bërë nga ana e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. 

Gjonaj, në një konferencë për shtyp nga Ministria e Drejtësisë, tha se qeveria është e vetëdijshme për shërbimin që ofrohet sot në Hipoteka. “Është pikërisht kjo dhe zhdukja e çdo rasti korruptim arsyet që na çojnë sot në hapjen e konkursit publik…që të kemi në krye të zyrave të hipotekave në çdo cep të Shqipërisë nëpunës seriozë shteti, shërbyes të çdo qytetari dhe jo të partive politike.”

Këto janë vetëm disa nga rastet që janë bërë publike, ndërsa një pjesë tjetër shumë e madhe e administratës e vuan çdo ditë nga afër presionin.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: doganaedi ramafshesa ne administrateqeveriarama
Pas

Presidenti Meta nderohet në Kosovë me Dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”

Para

Deputeti demokrat publikon mesazhin e frikshëm: Si i bëhet presion punonjësve të shëndetësisë që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove

Para
Deputeti demokrat publikon mesazhin e frikshëm: Si i bëhet presion punonjësve të shëndetësisë që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove

Deputeti demokrat publikon mesazhin e frikshëm: Si i bëhet presion punonjësve të shëndetësisë që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi(VIDEO)

“Fundi i karrierës time politike”, Edmond Spaho njofton largimin pas humbjes së PD

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.