13:19 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

FSHF dënon sulmin ndaj Gjokës: Të tilla ngjarje nuk i përkasin futbollit

20:58 | 22/02/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
FSHF dënon sulmin ndaj Gjokës: Të tilla ngjarje nuk i përkasin futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas sulmit të ndodhur sot ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka ku një person tentoi ta godiste me thikë në fushën stërvitore “Reshit Rusi”.

FSHF e dënon rëndë këtë ngjarje dhe shprehet se asgjë nuk e legjitimon atë se çfërë ndodhi.  “Të tilla ngjarje janë tërësisht një anë shumë e shëmtuar, që nuk i përkasin aspak futbollit, lojës tonë, dhe dënohen maksimalisht nga opinioni sportiv dhe jo vetëm. Nje ngjarje e tillë duhet të rrisë akoma më shumë ndërgjegjësimin qytetar për të luftuar të tilla fenomene”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

 Reagimi i plotë i FSHF-së.

FSHF dënon me forcë veprimin më të fundit ndodhur sot me trajnerin e klubit të futbollit Vllaznia, Ernest Gjoka ku një person ka tentuar të godasë me thikë trajnerin pas përfundimit të stërvitjes.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka sapo është informuar për këtë ngjarje ka telefonuar menjëherë trajnerin Ernest Gjoka për tu interesuar në lidhje me gjithcka ka ndodhur. Kreu i FSHF i ka garantuar teknikut angazhimin e tij maksimal në zbardhjen e plotë të këtij akti. Z.Duka ka marrë kontakt më pas edhe me autoritetet policore për çështjen në fjalë.

Të tilla ngjarje janë tërësisht një anë shumë e shëmtuar, që nuk i përkasin aspak futbollit, lojës tonë, dhe dënohen maksimalisht nga opinioni sportiv dhe jo vetëm. Nje ngjarje e tillë duhet të rrisë akoma më shumë ndërgjegjësimin qytetar për të luftuar të tilla fenomene.

Trajnerët tanë profesionistë duhet të punojnë të qetë dhe jashtë trysnisë psikologjike, apo akoma më tej të gjendur të kërcënuar nga situata të tilla me rrezikshmëri të lartë.

FSHF inkurajon trajnerin e Vllaznisë Gjoka dhe të gjithë klasën e trajnerëve që te vazhdojnë të ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre, trajnimin në futboll.

Asnjë motiv, rrethanë apo arsye nuk legjitimon kurrsesi humbjen e kontrollit total dhe ndërmarrjen e veprimeve agresive karshi njerëzve që punojnë çdo ditë dhe angazhohen shpirtërisht me futbollin dhe garën.

Le të shërbejë kjo ngjarje, fatmirësisht e mbyllur pa ndonjë komplikacion shëndetësor për trajnerin Gjoka, për ti paraprirë një disipline dhe rregulli akoma më të lartë nga klubet, në vendet kryesisht ku skuadrat kryejnë stërvitjet ditore. Por mbi të gjitha ti bëj apel ndërgjegjes qytetare për ti thënë STOP episodeve të tilla agresive.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Ernest Gjokafederata shqiptare e futbollit
Pas

“Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Fullani”, Manjani tregon kur I mbaron mandati gurvernatorit

Para

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy automjet përplasen fort me njëra-tjetrën (FOTO)

Para
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy automjet përplasen fort me njëra-tjetrën (FOTO)

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy automjet përplasen fort me njëra-tjetrën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

Berisha vijon akuzat për 11 majin: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.