Me rënien e kurbës së pandemisë në Shqipëri, qeveria ka filluar masat për rihapjen e vendit ku ndër masat e marra përfshihet edhe ajo për rihapjen e aktivitetve sportive.
Pas insistimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për një përgjgigje nga qeveria sot Ministria e Shëndetësisë më në fund reagoi me një letër zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.
Pas kthimit të kësaj letër përgjgije Në FSHF kanë reaguar duke njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se grupi i punës është gati.
Ky grup i zgjedhur do të jetë nën koordinimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku së shpejti pritet edhe një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, para se të caktohet data përfundimtare e rinisjes.