09:33 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF shënjestron Skënderbeun, jep dënime të rënda për Osmanin e Salihin

19:42 | 25/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
FSHF shënjestron Skënderbeun, jep dënime të rënda për Osmanin e Salihin

Gerhard Progni i Skenderbeut gjate nje dyluftimi me Rrahman Allaci te Kukesit, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Kukesi, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce./r/n/r/nGerhard Progni of Skenderbeu and Rrahman Allaci of Kukesi vies for the ball during the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Kukesi, 2-0 at the Skenderbeu stadium in Korca.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk është kursyer ndaj skuadrës së Skënderbeut duke ndëshkuar ashpër korçarët për ngjarjet e ndeshjes me Kukësin.

Po ashtu reagimi i lojtarëve të Skënderbeut ndaj gjykimit të Jorgjit nuk ka kaluar pa pasoja.

Çfarë bie më shumë në sy është se Hamdi Salihi, i cili nuk u ndëshkua me karton për sjelljen e tij, është ndëshkuar më rëndë se sa Osmani i cili la fushën e lojës me karton të kuq.

Dënimet:

  1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
  2. Lojtari i KF “Skenderbeu” Tefik Osmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS dënohet me 18 (tetembëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qendrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  5. KF “Skenderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
  6. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindemijë) Lekë.
  7. Lojtari i KF “Vllaznia”, Brunild Pepa, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të nenit 56/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. “Flamurtari” FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 (njeqindmijë) lekë gjobë.
  9. Lojtari i “Flamurtari”FC, Ivan Jakovljevic dhe lojtari i KF “ Laci” , Bruno Lulaj, për sjellje të keqe ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i “Vllaznia B”,Elvis Kraja, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Zyrtari i “Vllaznia B” Arbiaz Hasani për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i “Sopotit” Bekim Kuli, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. “Shkëndija Tiranë” U-19, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Porto” U-19, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  14. “Shkëndija Tiranë” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Kukësi” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  15. “Korabi” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër “Iliria” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  16. KF “Brians” U-17 për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me Akademia AAS U-17 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
  17. KF “Shkendija B.T” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Tirana B” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
  18. KF “Tomorri” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Luftetari” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
  19. Zyrtari i KF “Butrinti” U-19, Diogjen Muco, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 56/1.a të KDS.
  20. Ekipi i “Edro Vlora” futsal, për mosparaqitje në ndeshje me “Vllaznia Shkoder” futsal humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.     (M.D/Shuplaka)
Etiketa: FSHF
Pas

Scott Disick harron zinxhirin e pantallonave hapur, FOTOT e tij në Kanë po bëjnë xhiron e botës

Para

Në zyrën e Bashës, tensione mes aleatësh opozitarë, cilët po ngelen jashtë Listës (DETAJE TË MINUTAVE TË FUNDIT)

Para
Basha mbledh aleatët te Selia e PD, a po përgatitet koalicioni për zgjedhjet?

Në zyrën e Bashës, tensione mes aleatësh opozitarë, cilët po ngelen jashtë Listës (DETAJE TË MINUTAVE TË FUNDIT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

FOTO/ Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja. Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg, vrau në 1997 dy vëllezërit Gjini

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.