16:38 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fshihej në një shpellë/ Në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë (EMRI)

12:11 | 14/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fshihej në një shpellë/ Në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Valentin Kovaçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Kovaçi ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi të bërë nga një 30 vjeçare, e cila denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale, dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

33-vjeçari u gjet i fshehur në një shpellë ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.

Njoftimi: 

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cave”

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.

Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

Pas

Rishikohen çdo gjashtë muaj/ BE rinovon sanksionet ndaj Moskës, manjati rus Mikhail Fridman

Para

Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin

Para
Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin

Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli pretendon të ketë vrarë koordinatorin ushtarak të Iranit me Hamasin

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.