Ka përdorur plot 13 emra fals për të humbur gjurmët nga autoritetet, 43-vjeçari nga Fieri është shqiptari më i kërkuar në Angli.
Ndërkohë që skuadra e ekstradimeve në Policinë Metropolitane në Londër kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin e shqiptarit Hektorr Mahmutaj të kërkuar në Shqipëri për vrasje.
43-vjeçari nga Fieri është dënuar në mungesë me 25 vite burg. Sipas komunikatës së shpërndarë për mediat Policia Metropolitane, thuhet se Mahmutaj, u arrestua për qëllim ekstradimi më 11 Janar 2018.
Por pas disa seancash gjyqësore të ekstradimit ai u la i lirë me kusht. Më 27 Mars 2019 kur ai duhej të paraqitej me gjykatë, vendosi t’i arratiset drejtësisë duke shkuar në Britani i fshehur në një kamion, vend në të cilin ka jetuar përgjatë këtyre viteve duke përdorur 13 emra të ndryshëm.
Ndërsa sipas autoriteteve në shqiptare ky shtetas është i dënuar në vendin tonë në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Gentjan Jahaj, në korrik të vitit 1997.
Ndërkohë i kapur nga autoritetet britanike, gjatë seancës gjyqsore, një gjykat britanike në tetor të vitit të kaluar, vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri, pavarësisht se kishte një sërë dënimesh edhe në shtetin britanik, ai u lirua me kusht, mirëpo mediat bëjnë me dije se Mahmutaj ka shkelur lirinë me kusht dhe është arratisur. Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua.
Ai u dënua më pas dhe u burgos për dy vjet e gjysmë për mbajte të armëve të zjarrit në Britani të Madhe, por një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria u mohua vitin e ardhshëm.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk kishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe ai nuk ishte i garantuar një rigjykim kur u kthye.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe nëse do të rikthehej atij nuk i garantohej një proces i ri gjyqësor.
Policia shqiptare lëshoi sërish një tjetër urdhër arrest për të 10 vjet më vonë, pas ndryshimit të ligjeve sa i përket rigjykimit.
Pas kësaj, gjykatësi Tan Ikram tha se Mahmutaj mund të ekstradohej, por duke qenë se nuk është shtetas i Bashkimit Europian, rasti duhet të referohet në Home Secretary. Pas pagimit të një pagese garancie prej 10,000 stërlinash në gjykatë, shqiptari ka mundur të lëvizë i lirë.
Babai i dy fëmijëve tha se ekstradimi do të ishte i padrejtë pasi ai kurrë nuk u arrestua për veprën penale qe akuzohet. Shqiptari deklaroi se nuk ka lidhje me vrasjen dhe tha se u arratis pasi kishte frike nga një hakmarrje nga vrasësi i vërtetë. Megjithatë, Mahmutaj sot është shqiptari më i kërkuar në Angli.