Një i ri shqiptar 28-vjeçar dhe e dashura e tij italiane janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për tregti droge.
Shqiptari me profesion kasap që banonte në komunën e Savonas, u vu në pranga si pjesë e një operacioni policor pasi pas repartit të therjes së mishit në një supermarke kamuflohej tregtia e drogës.
Policia italiane pas identifikimit të disa blerësve dhe shpërndarësve të drogës vazhduan hetimet dhe kështu u bë e mundur gjetja e celulës së drogës së tyre, që rezultoi të ishte një garazh që përdorej nga e dashura 25-vjeçare e shqiptarit për ruajtjen e drogës.
Për drogën përdoreshin kode të ndryshme, që në shumicën e rasteve ishin emra mishrash, si “biftek”, “brinjë” dhe “fileto”, shkruan SavonaNews.
Këto emra nënkuptonin sasinë e gramëve të kokainës gjatë komunikimeve që shpërndarësit bënin.
28-vjeçari shqiptar fitonte 50-mijë euro në javë nga shitja e kokainës së pastër dhe droga shpërndahej në zona të ndryshme.
(M.D/Shuplaka)