Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve private dhe sekuestrohen rreth 54 mln lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishek manovër.
Aksioni u krye sot nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i koduar “The Script”.
Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave, në qytetin e Elbasanit.
“Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan’, njoftoi policia vendore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 milionë lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e A. T.
Policia sqaroi se materialet e dosjes i kaluan Prokurorisë pranë Gjy