”Kjo është një sakrificë, unë nuk u premtoj sa do zgjasë, sa të lehtë do ua bëj, po unë u premtoj këtu para sakrificës tuaj dhe Zotit të Madh se nëse jeni të bashkuar dhe të vendosur, të frymëzuar nga i vetmi interes i lartë për të siguruar me çdo kusht vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë, ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë! Është në dorën tuaj, por edhe fitorja do të jetë e juaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore!”, kështu i nxiti sot qytetarët që vazhdojnë protestën në çadër kryedemokrati Basha.
Basha tha se ftesa dhe presioni ndaj PD-së ka vetëm një qëllim, që sipas tij të bëhen pjesë ”e këtij pazari të fëlliqur”, duke shtuar se i thonë ”JO” deri në fund.
”’Ne nuk kemi ardhur në këtë betejë për pazare të fëlliqura, as për t’u siguruar luksin deputetëve në karrige për 4 vitet e ardhshme, ne kemi ardhur për t’u siguruar luksin shqiptarëve dhe ky mision është të zëvendësojmë qeverisjen e kontrolluar nga krimi dhe droga me qeverisjen e qytetarëve shqiptarë.
Prandaj zgjidhja është largimi i Edi Ramës, me një qeverisje teknike.
Mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati i fundit në KQZ. Bëhet fjalë për partinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës, partitë e pushtetit, me këtë rast, në këtë moment është asgjësuar 18 qershori si një datë ligjore për zgjedhje në Republikën e Shqipërisë!
Atë që kjo lëvizje e ka asgjësuar përmes lëvizjes demokratike dhe paqësore, mbrëmë në mesnatë, 2 partitë e kanë asgjësuar edhe ligjërisht. Natyrisht në këto 4 vite jo zbatimi i ligjeve, por shkelja e tij, dhe natyrisht tellallët do dalin, sot me lloj-lloj justifikimesh se data nuk ishte dje por sot. Fakti është se data është skaduar, ndaj është në dorën tonë të vazhdojmë së bashku. Kemi 2 rrugë:
E para që Republika e Vjetër të vazhdojë avazin e saj, asgjë nuk do ndryshojë, gjërat do shkojnë keq e më keq, të zgjedhura nga krimi dhe droga dhe paratë e korrupsionit. Ftesa dhe presioni ndaj nesh ka vetëm një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur. Ne i kemi thënë ”JO”, unë i them ”Jo” deri në fund!
Rruga tjetër para nesh është të vazhdojmë këtë betejë për votën e lirë, themelin e Partisë Demokratike.
Kjo është një sakrificë, unë nuk u premtoj sa do zgjasë, sa të lehtë do ua bëj, po unë u premtoj këtu para sakrificës tuaj dhe Zotit të Madh se nëse jeni të bashkuar dhe të vendosur, të frymëzuar nga i vetmi interes i lartë për të siguruar me çdo kusht vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë, ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë! Është në dorën tuaj, por edhe fitorja do të jetë e juaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore!”, tha Basha. (V.G/SHUPLAKA)