08:30 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk je padrino as kapo, nuk di të lëpihem”, Murrizi degjèneron Ruçin para se të largohet nga seanca

14:13 | 02/07/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk je padrino as kapo, nuk di të lëpihem”, Murrizi degjèneron Ruçin para se të largohet nga seanca

Myslim Murrizi i ka bërë ftesë të gjithë deputetëve të opozitës që të largohen nga seanca plenare për shkak se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk i jep të drejtën. Para se të braktisnin Kuvendin, Murrizi i dedikoi disa fjalë Ruçit duke i thënë se nuk është padrino e as tutor, por thjesht “arbitër për të ndarë kohën”.

Deputeti i opozitës nuk harroi ti kujtonte miqësinë prej vitesh duke i theksuar se është aty “prej partisë së madhe”.

“Unë dhe kolegët opozitarë nuk jemi nxënës shkolle që të ulemi e ngrihemi jashtë dëshirës. Seancën e parë të erdha në prani të dy kolegëve deputetë në zyrë dhe të thashë që nuk ke të drejtë të bësh diversion brenda opozitës. Foli kryeministri sa i desh qejfi të enjten e parë, jashtë cdo lloj pike të rendit të ditës.

Në emër të grupit parlamentar democrat, si grup që ka të drejtë kryetari i këtij grupi të flaës pas kryeministrit, ia dhe fjalën dikujt tjetër nga ne. sot tentove ta bësh të njëjtën gjë që nuk më njohe për kryetar grupi. E se s’më njeh ti pun e madhe. Më njohin kolegët e mi që më kanë zgjedhur, 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, edhe dy bashkëkryetarët e grupeve të parlamentit që janë sot në pozitë me ju. As unë skam qejf të jesh aty, as të kam votuar, të kanë votuar shokët e tu që kanë lënë parlamentin, por je kryetar kuvendi se të kanë votuar 71 nga 140 që ishin atje.

Zoti Ruci e kam reciprok dhe me disproporcion, po më respektove 10 kile të respektoj 60 kile. Ditën që ju Ramës apo kujtdo, i është mbushur mendja që përçmon 10 kile Myslim Murrizin, përçmimin do e keni 120 kile. Ky jam unë dhe ti paske keqkuptuar sjelljen njerëzore.

Zotëri, shqiptarët ta kanë prerë vrullin e partisë nga vjen ku shqyen muret që kishte ngritur partia nga vjen. Matu kur flet, njerëzishëm pastaj si kryetar vendi se s’të marr leje sot 30 vite pas komunizmit për të ngritur dorën. E ngre dorën në respekt të rregullores se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin dhe nëse jemi në kohë të jashtëzakonshme, por kërkon të bësh diversion, mbaje për vete.

Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart po mos kujto se ke shkuar aq lart sa të kapësh krijuesin tonë. Je atje spiker, arbitër për të ndarë kohën, për të mbajtur radhën, as protektor, as tutor, as kapo as padrino, të paktën për Myslim Murrizin jo e jo por edhe pjesën dërrmuese që kanë dinjitet, kanë njerzillëk, sedër dhe nuk kanë miza tek veshët.

Ti flas këto fjalë në respekt të miqësisë pre 32 vitesh që njihemi. Kemi qenë këtu prej ’97-ës bashkë. Ti ke ndejtur këtu prej partisë së madhe, unë kam hyrë e kam dalë se jam ky që jam, se nuk kam ditur ti lëpihem askujt dhe s’kam për t’iu lëpirë sa të jem gjallë. Ndaj ftoj deputetët e opozitës që sot ta braktisim këtë seancë dhe këta të vazhdojnë mbledhjen e partisë socialiste me ish-sekretarin e përgjithshëm zoti Ruci”, tha Murrizi.

Ndërsa Ruçi iu përgjigj: “Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni rregulloren. Jam këtu për ti zbatuar me përpikmëri ato.”

Pas

Jepet vendimi për Selami Simsek, a i është pranuar azili politik në Shqipëri

Para

LAJM I FUNDIT/ Opozita parlamentare braktis Kuvendin. Murrizi ‘bën për ujë të fohtë’ Ruçin: Rrugë të mbarë…

Para
LAJM I FUNDIT/ Opozita parlamentare braktis Kuvendin. Murrizi ‘bën për ujë të fohtë’ Ruçin: Rrugë të mbarë…

LAJM I FUNDIT/ Opozita parlamentare braktis Kuvendin. Murrizi 'bën për ujë të fohtë' Ruçin: Rrugë të mbarë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rritet rreziku për përshkallëzim dhe sanksione

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.