Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ftesës së OSBE për të organizuar një tryezë gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët politik në vend për të diskutuar ecurinë e Reformës Zgjedhore.
Basha ka deklaruar se kjo ftesë nuk ka mbërritur ende, ndërkohë që ka theksuar se me të mbërritur dhe njohur me të, do të diskutohet për arritjen e një qëndrimi zyrtar lidhur me këtë ftesë.
“Kriza të tilla nuk zgjidhen me tryeza, dio të ishte iluzion për ata që mendojnë se kriza zgjidhet me tryezë. Partia demokratike e angazhuar për reformën zgjedhore”, ka deklaruar Basha.
Në mesin e një krizë politike dhe institucionale OSBE ka thërritur një tryezë të përbashkët me të gjitha partitë politike në Shqipëri.
Tryeza është parashikuar që të mbahet në datën 25 Shtator, ku është e ftuar dhe opozita jashtëparlamentare, qëndrimi i të cilës ende nuk dihet (lexo ketu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post