18:15 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ftesa për të marrë mandatin e deputetit, një tjetër emër i njohur refuzon të futet në Parlament

19:16 | 05/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftesa për të marrë mandatin e deputetit, një tjetër emër i njohur refuzon të futet në Parlament

Një tjetër kandidat për deputet nga lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit të cilit i rezervohej në bazë të ligjit për plotësimin e vakancave pas djegies së mandateve nga opozita.

Erion Piciri e ka bërë publik vendimin e tij përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se është pro djegies së mandateve dhe përgëzon ndërkohë të gjithë deputetët që hoqën dorë nga ky post.

Piciri e argumenton refuzimin e kërkesës së KQZ për të marrë postin e deputertit në Kuvendin e Shqipërisë kështu: Vështirë të gjeje aty ndonjë personazh që sjell erë ndryshimi. Krahasojini me deputetë a kongresmenë të vendeve të tjera dhe do kuptoni nivelin e përfaqësimit.

Reagimi i plotë:

PRO DJEGIES SE MANDATEVE Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit. Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike kombetare.

Image result for erin piciri foto

Deputeti kudo eshte personalitet, mendimtar dhe orator, ketu ka perfunduar ne dordolec i varur ne kremastarin e kryetareve. Mire eshte te ikin edhe shume te tjere nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t’i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerezve me vokacion politik.

Kujtojmë se Erion Piciri ka marrë pjesë në garën e fundit për zgjedhjen e kryetrarit të Partisë Demokratike ku në këtë garë kandiduan: Lideri demokrat Lulzim Basha, ish-kreu i PD-së, Eduard Selami dhe dy anëtarët – Astrit Sinanaj e Erion Piciri, ku Basha fitoi me një avantazh të thellë.

Ai gjithashtu ka qenë një kritik i vazhdueshëm e Bashës që nga humbja e zgjedhjeve lokale në vitin 2015 nga ana partisë më të madhe opozitare në vend.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme i fundit që dorëzoi formularin e dekriminalizmit në KQZ, ishte kandidati për deputet në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Ligoraq Karamelo (Lexo këtu)

Më herët janë betuar në Kuvend katër deputetët e rinj të LSI-së, që me shumë gjasa do të përjashtohen nga kjo forcë politike. Ylli Shehu  Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, kanë thënë ‘’betohem’’ përpara Gramoz Ruçit dhe kanë, marrë duartokitjet e të gjithë socialistëve, që kanë qenë të pranishëm në sallë (Lexo këtu).

Ndërkohë që deri më tani ka 10 kandidatë nga listat e PD-së dhe të LSI-së që kanë shprehur gadishmërinë për të marrë mandatet e lëna nga deputetët e opozitës së bashkuar (Lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB)

Etiketa: erion picirirefuzon mandatin
Pas

Edmond Islamaj dorëzon relacionin financiar në KPA, ja kur do të mbahet seanca e radhës për gjyqtarin

Para

Përplasja mes lojtarit serb dhe trajnerit, ‘molla e sherrit’ ishte Xhaka

Para
Përplasja mes lojtarit serb dhe trajnerit, ‘molla e sherrit’ ishte Xhaka

Përplasja mes lojtarit serb dhe trajnerit, 'molla e sherrit' ishte Xhaka

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.