Pavarësisht se opozita ka shmangur një protestë masive para Parlamentit sot në pritje të datës 16 Mars, të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe të LSI-së u kanë rezervuar disa surpriza deputetëve që betohen sot.
Kujtojmë që sot në Kuvend do të betohen 7 deputetët:
- Lefter Maliqi
- Alban Zeneli
- Ligoraq Karamelo
- Majlinda Halilaj
- Ediola Braha
- Edlira Hyseni
- Elda Hoti
Ndërkohë që ë pritje për të marrë mandatin është dhe Ralf Gjoni, i cili dorëzoi dje në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Në parrullat e ekspozuara te Kuvendi lexohet mes të tjerave: Ftesë për synetllëk, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në festën e synetllëkut të djalit tonë Langaraq Karamelo. Berber: Edi Rama. Dhurata për synetllëk: 300 mijë euro e lart. Vendi i festimeve: Parlamenti 339.
Sipas pankartave Ligoraq Karamelo është quajtur Langaraq, Majlinda Halilaj quhet Rilindja, Lefter Maliqi thërritet si grua, Lefterì. Të tre lidhen me Edi Ramën dhe shpërblimet përkatëse për ceremoninë parlamentare, që PD e quan “dasmë”.
Discussion about this post