Këto ditë i ftohti i acartë është larguar nga vendi por ai do të kthet përsëri. Nuk do jenë të gjata ditët me diell e me temperatura të pranueshme.
Meteoalb njofton se sot, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranesirave të cilat me të dendura do të jenë në zonat malore. “Parashikohet që nesër të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesen më të madhe të vendit, në zonat malore do të ketë reshje dëbore”, njofton Meteolab.
Por, më keq do jetë fundjava, ndaj duhet të merrni masa. “Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të javës moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ditën e premte si edhe në fundjavë”, thonë parashikimet, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post