Pas letrës dërguar atij drejtëpërdrejtë dhe shqetësimit të gjendjes së Akademisë së Shkencave, më në fund akademiku Artan Fuga ka patur mundësinë për shkak të ftesës së kryeministrit, që t’ia thotë ballë përballë se çfarë mendon.
”Fuga: Z.kryeministër ju faleminderit që na keni pritur! Unë kam një material të shkurtër nuk zgjat më shumë se 3 min nëse ma lejoni…
Rama: Jo, patjetër!”, ka nisur biseda mes tyre.
”Edhe unë bashkë me kolegë të tjerë kam punuar me këtë ide, e cila pas shumë vitesh rezistencë është pranuar tani. Edhe personalisht më kanë fyer kur ka qenë e mundur në gazeta, TV, edhe disa inatçinjë vazhdojnë edhe tani. Por nuk ka rëndësi deformimi por reformimi.”, ka rrëfyer Fuga duke artikuluar propozimin e tij për reformimin e Akademisë së Shkencave, për të cilën Rama ka deklaruar se do t’i heqë fondet.
PROPOZIMI I FUGËS:
”Fuga: Z.kryeministër ju faleminderit që na keni pritur! Unë kam një material të shkurtër nuk zgjat më shumë se 3 min nëse ma lejoni…
Rama: Jo, patjetër!
Fuga: Edhe unë bashkë me kolegë të tjerë kam punuar me këtë ide, e cila pas shumë vitesh rezistencë është pranuar tani.
Edhe personalisht më kanë fyer kur ka qenë e mundur në gazeta, TV, edhe disa inatçinjë vazhdojnë edhe tani. Por nuk ka rëndësi deformimi por reformimi.
Për mua reforma ka mbetur në mes të udhës:
1.Reforma e analizës së deritanishme të Akademisë, ende nuk ka vështrim kritik të punës. Si dhe për pranimet pa kriter të akademikëve. Pa u bërë ky katarsisis mendoj se nuk ka reformim të akademisë.
2.Auditimi i përdorimit të fondeve deri tani. U bë vite që e kërkoj publikisht, ia kam kërkuar edhe ministres, edhe KLSH-së. Botimet tona janë pa oponenca nga jashtë, pa përkthime pa redaktim shkencor.
3.Personeli i akademisë. A mundet që pjesëtari i akademisë mos ketë as gradën doktor?!
4.Reforma e statusit të akademikut dhe pranimet e reja. Pse nuk ka pranime mbi bazën e paraqitjes së arritjeve të fushës. Si është e mundur që nuk ka më asnjë dallim midis akademikëve dhe akademikëve të asociuar si presion i honorarit?! A do dalin akademikët në pension?!
5.Matja e punës shkencore.
6.Reforma e hapjes së fushave të reja. A duhet të përfshijë edhe novacionin kjo akademi?! Pse akademika fondet për libra nuk i bën publike?! Sa libra u shitën te stenda e Akademisë në panairin e fundit? Pse projektet i mban për vete?!
Unë mendoj se nëse akademia reformohet sinqerisht ajo studimet e veta duhet t’i gjejë pranë një fondacioni që të ketë fonde publike ku si gjithë të tjerët ne të konkurojmë.
Ju keni shumë të drejtë kur thoni që reforma nuk është parë seriozisht, nuk është marrë dhe nuk është zhvilluar ashtu si duhet.
Së pari, të dëshmojë se mat edhe kontributin e saj në GDP, jo vetëm merr.
Së dyti të vlerësohet kthimi në investim.
Reformim nëpërmjet rithemelimit: status i ri, pranime të reja dhe pastaj zgjedhje. Unë propozoj:
1.Akademisë t’i alokohen fondet, ama kundrejt angazhimit të saj për reformim brenda 2018.
2.Marrëveshje të vullnetit të përbashkët.
3.Të ngrihet një komision qeveritar besimi-reformimi në bashkëpunim me akademinë.
4.Të reformohet akademia me prurje të reja.
Me këtë akt akademia quhet e reformuar. Ndjesë për kohën!”
(V.G/Faxweb)
Artan Fuga dhe Edi Rama