23:23 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fuga godet Ramën për emërimin e Ervin Demos: Absurd, si emërove zv.ministër një nga drejtuesit e Universitetit që e degradove publikisht?!

11:20 | 10/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga godet Ramën për emërimin e Ervin Demos: Absurd, si emërove zv.ministër një nga drejtuesit e Universitetit që e degradove publikisht?!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me emërimin e Ervin Demos në postin e zëvendësministrit të Arsimit.

Pa dashur të merret personalisht me Demon, Fuga i kujton Ramës faktin se ai ka qenë për tetë vite me rradhë zëvendës-rektor në Universitetin e Tiranës, Universitet të cilin Rama e denigroi përmes akreditimit të fundit.

”Ai, z. Demo, pra, ka qenë prej tetë vitesh rektor i Universitetit të Tiranës dhe së fundi kryetar i bordit administrues të tij. Po, po, i atij universiteti që u degradua, u shpall më i keqi në të gjithë republikën e dijes, Shqipërinë, nga agjencia e akreditimit me emrin në formë mohore : ascal!”, shkruan ndër të tjera Fuga. 

Akademiku ka dhe një apel të fundit në drejtim të kryeministrit duke u shprehur: Vini dorën ku duhet z. Edi Rama sepse do të jemi pas ca kohësh kombi më debil në Europë, në mos jemi duke u bërë! Dhe kjo atëhere do të mbahet mend, veç nëse atëhere si komb do të kemi humbur jo vetëm mendjen, por edhe kujtesën!

SHKRIMI I PLOTË I FUGËS: 

Absurdi i një ligji, absurdi i një akreditimi, dhe absurdi i një… emërimi! 

Merret vesh se zoti Kryeministër ka emëruar zëvendës ministër të arsimit, z. Ervin Demo!

Unë nuk kam absolutisht asgjë me personin në fjalë. Nuk e kam njohur në thelb dhe në punë nga afër, dhe nuk kam pasur mundësi të njoh librat që ka botuar, kërkimin shkencor që ka bërë dhe rezultatet e tij, ekipet shkencore që ka udhëhequr, idetë tij për arsimin dhe shkencën, etj.

Por, pse nuk e njoh unë këtë aspekt nga afër, kjo nuk do të thotë gjë fare!

Në të vërtetë, brenda shpirtit i uroj suksese në të mirë të arsimit!

Por, në emërimin e tij, pavarësisht atij vetë, ka një absurd!

Nuk më vete mendja, larg së këtejmi, që të jap gjykime për zgjedhjet e zëvendësministrave. Nuk kam pikë kompetence! Aq më shumë që hiq nja dy a tre prej tyre, askush nuk i mban mend më emrat e zëvendësministrave, ministrave, madje edhe zëvendëkryeministrave !

Ikin vijnë, vijnë ikin!

Ai, z. Demo, pra, ka qenë prej tetë vitesh rektor i Universitetit të Tiranës dhe së fundi kryetar i bordit administrues të tij. Po, po, i atij universiteti që u degradua, u shpall më i keqi në të gjithë republikën e dijes, Shqipërinë, nga agjencia e akreditimit me emrin në formë mohore : ascal!

Tani njëra nga këto:

Ose z. Kryeministër nuk e ka marrë informacionin se çfarë ka gatuar ascali!

Ose në krye të universitetit të Tiranës dhe njësive të tij, edhe z. Ervin Demo, bashkë me ne të tjerët , ka dështuar, dhe ngrihet në karrierë dikush që nuk ka asnjë siguri të njohur si meritë se do ta nxjerri nga dështimi shkencën dhe arsimin shqiptar, përkundrazi është damkosur nga ascali si i dështuar!

Ose ascali, pranohet se ja ka futur kot dhe damka mbi universitetin e Tiranës është punë çili-minjsh dhe nuk ka lidhje me një matje të vërtetë të perfomancave universitare në Shqipëri!

Këtu, duke bërë këtë arsyetim conjonctif, sigurisht që përjashtoj krejtësisht që z. kryeministër të ketë dashur ta verë një të dështuar zëvendës ministër që ta dështojë edhe arsimin e lartë kombëtar në shkallë republike! Jo vetëm nuk e mendoj këtë asnjë sekondë, por edhe poqese e supozoj, ku të shkojë dështimi më shumë se kaq?

Ata që ka qenë dhe janë atje përpara z. Demo e kanë bërë perfekt këtë punë!

Ose logjika e Aristotelit nuk funksionon më në Shqipëri, dhe për rjedhojë absurdi është kthyer në gjendje logjike normale! Pra, vihet të drejtojë në ministri arsimin e lartë dhe shkencën pikërisht dikush që zyrtarisht konsiderohet se ka drejtuar një institucion shkencor dhe universitar të dështuar!

Por, sidoqë të jetë, me a-ristotel apo me as-ristotel, unë kam një lutje për z. Kryeministër, duke thërritur nga cepi im nën diell se, budallenjtë dhe çiliminjtë po e marrin në qafë arsimin, kam prova të plota për këtë, dhe të gjitha do të harrohen pas dyqind vjetësh, ascali, paskali, kanabisi, zëvendësministri, gjithçka, por gropa në mendjen e kombit do të vazhdojë për inerci edhe nja dyqind vjet të tjera!

Vini dorën ku duhet z. Edi Rama sepse do të jemi pas ca kohësh kombi më debil në Europë, në mos jemi duke u bërë! Dhe kjo atëhere do të mbahet mend, veç nëse atëhere si komb do të kemi humbur jo vetëm mendjen, por edhe kujtesën!

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: artan fugaervin demofuga
Pas

Nga Shkodra drejt Italisë, zbulohet ç`do bëjë Edi Rama

Para

Prag martese, si argëtohet në festën e saj të beqarisë e fejuara e Labinot Gashit (VIDEO)

Para
Prag martese, si argëtohet në festën e saj të beqarisë e fejuara e Labinot Gashit (VIDEO)

Prag martese, si argëtohet në festën e saj të beqarisë e fejuara e Labinot Gashit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.