22:50 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Fuga i kundërpërgjigjet Imamit: Republika e Re nuk është tezë marksiste

15:14 | 30/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga i kundërpërgjigjet Imamit: Republika e Re nuk është tezë marksiste

Analisti Artan Fuga ka reaguar përmes një shkrimi të tij për t’iu përgjigjur kritikëve të Republikës së Re, programit që Basha publikoi dhe mbrojti gjatë gjithë fjalës së tij tri muaj në çadër dhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai reagon për cilësimin “tezë marksiste” të këtij programi nga ana e demokratëve Arben Imami dhe Edith Harxhi. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme, Arben Imami u shpreh ndër të tjera: “Bojkot i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja.” Të njëjtin qëndrim mbajti edhe demokratja Edith Harxhi dje në “Opinion” duke e cilësuar Republikën e Re një tezë marksiste.

Në përgjigjen e tij për Imamin, Fuga shkruan se “kur dikush shprehet se çdo kërkesë për ta ndryshuar këtë kuadër kushtetues me një model tjetër, pra Republikë e Re, është kërkesë marksiste, kupton se sa e ndërlikuar është gjendja. Sipas Fugës, kjo tregon “mosnjohje të historisë dhe marrje në mbrojtje të një sistemi ku deputeti është një shkruajtës, skrib, i vendimeve të qeverisë”.

Kujtojmë se analisti Artan Fuga ka qenë ndër të parët që ka mbështetur një program ndryshe, më të lartë siç shprehet ai, siç është edhe programi Republika e Re e Lulzim Bashës.

Reagimi i Artan Fugës:

Kushtetuta që kemi ka sjellë degradimin politik, degjenerimin e sistemeve qeverisëse, autoritarizmin dhe përjashtimin e qytetarit nga pjesëmarrja.

Kur dikush thotë sot se cdo kërkesë për ta ndryshuar këtë kuadër kushtetues me një model tjetër, pra me një “republikë të re”është “kërkesë marksiste”, sikurse ndodhi te emisioni i z. Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit”, atëhere kupton se sa e ndërlikuar është gjendja që shfaq në publik partia demokratike.

Dashje pa dashje kjo tregon mosnjohje të historisë, marrje në mbrojtje të një sistemi ku deputeti është një shkruajtës, skrib, i vendimeve të qeverisë dhe Kuvendi rregjistrues i vendimeve të partive politike.

Kështu ka rrezik të mos kemi veçse një përplasje mes humbësve të 2017 dhe humbësve të 2013!

Modelet e demokracisë janë nga më i ulti te më i larti, ku kalimi nga një model te tjetri është një nga vlerat e mëdha që na vjen qysh nga mendimi i Aristotelit, Makiavelit, Hobessit, e deri te mendimtarët dhe politikanët e sotëm.

Në historinë politike të demokracive të mëdha europiane ka një evoluim disa shekullor të modeleve republikane! Republika të para, të dyta, të treta, të katërta, të pesta, etj.

Teknologjia sociale pasi e përdor një model, e konsumon atë dhe përqafon një model më të lartë.

Po vazhdoi kështu atëhere rrezikojmë tëmos kemi veçse humbësit e kohëve të ndryshme do të debatojnë me njeri tjetrin se kush është më shumë humbës!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arben imamiartan fugaedith harxhi
Pas

Arrestohet drejtoresha e Hipotekës, u përfshi në fushatë elektorale

Para

Vlahutin: Shqiptarët i besuan Ramës për shkak të reformave, Shqipëria ka shansin të ecë më shpejt

Para
Vlahutin: Shqiptarët i besuan Ramës për shkak të reformave, Shqipëria ka shansin të ecë më shpejt

Vlahutin: Shqiptarët i besuan Ramës për shkak të reformave, Shqipëria ka shansin të ecë më shpejt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.