04:53 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fuga kundër politikës së urbanizimit të kryeqytetit: Tirana është një xhungël, Pazari i ri nuk e kthen dot Pazarin e Vjetër! (VIDEO)

23:06 | 06/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga, në Forumin për Qytetin është shprehur kundër politikës së urbanizimit të kryeqytetit.

Fuga e cilëson Tiranën si një xhungël, dhe arkitekturën e qytetit e cilëson një banalitet. Madje edhe Pazarin e Ri të Tiranës, të inauguruar së fundmi nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Tirana është një xhungël, nuk është qytet, hiqeni nga mendja nuk bëhet më e jetueshme. Tiranës së dikurshme të artizanëve dhe shtëpive prej qerpiçi, të caracave u merr të keqen.

Pazari i ri nuk e kthen dot Pazarin e Vjetër, sado vullnetmirë të ketë qenë projekti. Vetëm arkitekturën e qytetit të shohësh! Çfarë banaliteti! Qytet bashkëhor nuk bëhet dot kurrë!

Mjafton të shihni stacionet e autobuzave, si në 1984. Depresivë! Duhet rithemeluar. Duhet rikonceptuar. Tirana është shembulli i dëmeve që ka sjellë republika e vjetër.”, shprehet Fuga.

Për më tepër, Fuga rendit një sërë problemesh, me të cilat qytetarët e Tiranës ndeshen cdo ditë, si: kriza ekonomike,  papunësia, shkatërrimi i shëndetit publik, rritja e çmimeve, e shumë të tjera.

SHKRIMI I FUGËS

Tirana disruption! 
————

Tirana është një xhungël, nuk është qytet, hiqeni nga mendja nuk bëhet më e jetueshme. Tiranës së dikurshme të artizanëve dhe shtëpive prej qerpiçi, të caracave u merr të keqen.

Pazari i ri nuk e kthen dot Pazarin e Vjetër, sado vullnetmirë të ketë qenë projekti.

Vetëm arkitekturën e qytetit të shohësh! Cfarë banaliteti!

Qytet bashkëhor nuk bëhet dot kurrë!

Mjafton të shihni stacionet e autobuzave, si në 1984.

Depresivë!

Duhet rithemeluar. Duhet rikonceptuar. Tirana është shembulli i dëmeve që ka sjellë republika e vjetër.

Në cdo çast që kalon, Tirana shkatërron Shqipërinë, dhe vetëshkatërrohet.

Eshtë si copë e vjetër, ti e qep diku me një andër, ajo shqepet në një mijë vende.

Ajo duhet rithemeluar, jo të harxhohen kot miliarda duke gjoja e përmirësuar.

Nuk e kam këtë ide tani, as nuk e lidh me ndonjë ekip, ose politikë konkrete aktuale, thjesht të tanishme, por me strategjinë e mbrapshtë që shkatërroi qytetin tonë.

Kush kërkon të vazhdojë atë politikë urbanizimi e ka gabim.

Duhet disruption!

Prej vitit 2012 zhvilloj këtë tezë, por këtu e keni në video përmbledhtazi mendimin tim te Forumi për Qytetin me prof. Besnik Aliaj dhe kolegë e miq të tjerë shumë të nderuar!

Na censuroni ju na censuroni, bëni bëni propagandë bëni, zhvilloni monologje mediatiko-propagandistike, por na dëgjoni :

kriza ekonomike, 
papunësia, 
shkatërrimi i shëndetit publik, 
rritja e çmimeve, 
shkatërrimi i demokracisë nëpërmjet rrënimit të komuniteteve, qytetari pa identitet, 
rrëzimi i demokracisë lokale, 
kapja e mediave, 
censura për opinionin e lirë, 
kriza energjitike, 
rrënimi i buxhetit për shërbime publike
tharrja e ekonomisë kombëtare, 
shkatërrimi i bujqësisë vendase,

vjen nga Tirana jonë që sikurse është thënë është Tirana e kontradiktës, pra nga modelli i saj urbanizues.

Eshtë Tirana që pasi e kthyen në tmerr, na e hodhën mbi kokë, na ka zënë të gjithëve brenda, dhe ata ikën dhe jetojnë jashtë saj.

Tirana e tmerrit thuaj!

Nuk ka superman që i bën derman! (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=U9YDBOmEg9Y&feature=youtu.be

Etiketa: artan fugaTiranaurbanizimi
Pas

KQZ në kaos për Kavajën, s’ka tagër të vendosë kur në zgjedhje nuk ka garues

Para

U shfaq krah Çuçit në aktivitetin ku fliste Rama, Bregu: Kujtdo nuk i pëlqen, të mendojë mirë!

Para
”Jemi 7-fishuar”, Majlinda Bregu publikim të çuditshëm pas deklaratës së Bashës (NË BRENDËSI)

U shfaq krah Çuçit në aktivitetin ku fliste Rama, Bregu: Kujtdo nuk i pëlqen, të mendojë mirë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.