Akademiku Artan Fuga ka reaguar në rrjetet sociale fill pas lajmit i cili po qarkullon se në takimin e Bashës me aleatët, kryeopozitari u ka komunikuar atyre se Rama është tërhequr nga paketa e McAllister e cila fillimisht u pranua prej tij.
Fuga shkruan se kush nuk pranon paketën Mcallister është i humbur brenda pak ditësh.
Postimi i Fugës:
Kush nuk pranon paketën Mcallister është i humbur brenda pak ditësh Formula Mcallister është Llastik-Ma, nuk ka ku të shkojë më e ekuilibruar! Uroj që mos ketë parti shqiptare të mos e pranojë! Ajo është lakmuesi që zbulon elementët në dekompozim.
Paketa e McAllister përmbante 5 pika.
1. Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik
2. Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita
3. Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit
4. Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës
5. Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit.
Kur McAllister e propozoi, Rama la të hapur mundësinë e negocimit mbi të, ndërsa Basha kërkoi që të përfshihej edhe largimi i kryeministrit.
(M.D/Shuplaka)