Akademiku Artan Fuga ka shkruar mbi zhvillimet e fundit politike duke e konsideruar një komedi faktin që deklaratat e pardjeshme të kreut të LSI Ilir Meta për kushtëzimin e koalicionit po përdoren nga propaganda për t’u zbehur rëndësinë.
“Çfarë komedie! Pardje ndodhi ajo që ndodhi!Sot, propaganda, po na mbush mendjen se ajo që ndodhi në fakt nuk ka ndodhur! Një komedi e madhe! Tragjedia ka anën e vetë komike”,- ka shkruar Fuga në rrjetet sociale.
Fuga është angazhuar kohët e fundit në mbrojtje të tezës se duhen bërë përpjekje politike për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
POSTIMI:
Çfarë komedie! Pardje ndodhi ajo që ndodhi!Sot, propaganda, po na mbush mendjen se ajo që ndodhi në fakt nuk ka ndodhur! Një komedi e madhe! Tragjedia ka anën e vetë komike.
Pas një mbledhjeje urgjente kryesie të LSI-së, Meta deklaroi se megjithëse ishte gati të ribënte edhe një herë marrëveshjen e bashkëqeverisjes me PS-në, vendit i duhej një qeveri e besimit zgjedhor, e cila do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe përfshirjen e opozitës në to. Në të kundërt ai deklaroi se LSI nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve, çka do të thotë jo vetëm prishje e koalicionit, por edhe futje zyrtarisht e vendit në një krizë të thellë politike.
(M.D/Shuplaka)