07:14 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Fuga për Bashën: Ta anulloj ligjin për arsimin e lartë jo në orën e parë po në sekondën e parë si kryeministër!

10:02 | 23/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga për Bashën: Ta anulloj ligjin për arsimin e lartë jo në orën e parë po në sekondën e parë si kryeministër!

Artan Fuga pedagogu dhe akademiku, është shfaqur mjaft hapur ditët e fundit në mbështetje të protestës së Partisë Demokratike. Ai nuk ka munguar as me këshillat në distancë për liderin demkrat Lulzim Basha.

Pas daljes hapur në mbështetje të idesë për një qeveri teknike, Fuga ka një tjetër kërkesë për Bashën në rast se do të zgjidhet kryeministër. Anulimi i ligjit në arsim. Vetë Bashan në një takim që pati me disa të rinj u shpreh se do ta anulonte këtë ligj që në orën e parë që do të vendosej në krye të qeverisë. Ndërsa Fuga ka një sygjerim edhe më imediat, anulim që në sekondën e parë.

‘’Anullim i ligjit për arësim gjoja të lartë !

Punësim sipas profilit për studentët që diplomohen!

Sa më pëlqeu ky manifestim i rinisë studentore dhe i gjimnazeve kundër ligjit të arësimit të lartë dhe kundër të gjithë maskarenjve dhe idiotëve që me të kanë shkatërruar dijen dhe kulturën për rininë e gjorë shqiptare!

Tre vjet, cdo sekondë e jetës profesionale, luftë dhemb për dhemb me poshtërsitë që ai ka prodhuar dhe prodhon!

Si tha Lulzim Basha? Do ta anulloj që në orën e parë që të jem në postin e kryeministrit!

Ashtu bëja po të erdhi rasti! Por, jo orën e parë, sekondën e parë!

Asnjë student nuk kam parë të gëzuar nga dega ku e kanë hedhur, nga papunësia ku i lënë, nga kriteret e marrjes në punë me parà, me lekë bakshish ose me mik ose teserë partie, nga kushtet e mësimit si në shekullin 19 -të !

Po e mbajmë shënim! Ka ikur koha kur shqiptarëve mund t’u premtohej dielli dhe hëna dhe pastaj pas votimit u jepet një lugë supë e holluar me ujë deti!’’, ka shkruar Fuga. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: artan fugalulzim basha
Pas

Historia e “Masakrës së Çoles”, si nisi gjithçka për hatër të shokut, viktimat e ofenduan

Para

Të rinjtë demokratë Korçarë, mesazh me qirinj për Ramën (VIDEO)

Para
Të rinjtë demokratë Korçarë, mesazh me qirinj për Ramën (VIDEO)

Të rinjtë demokratë Korçarë, mesazh me qirinj për Ramën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Moti sot: Diell i fortë dhe temperatura deri në 29°C

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.