02:32 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fuga për largimin e Lelës: Nuk ka lajm! A mos vallë ish-drejtori zbatonte një vijë të pavarur editoriale?! Doktrinë e pastër liberale

17:15 | 16/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga për largimin e Lelës: Nuk ka lajm! A mos vallë ish-drejtori zbatonte një vijë të pavarur editoriale?! Doktrinë e pastër liberale

Reagon Artan Fuga, akademik dhe ish-shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, lidhur me largimin e Alfred Lelës nga ”Mapo”.

”Nuk ka lajm! A mos vallë ish-drejtori zbatonte një vijë të pavarur editoriale?!”, thekson Fuga, duke shtuar se e gjitha kjo nuk ka lidhje me censurën e se kontrolli i medieve është gjetiu.

”Doktrinë liberale e pastër, hiç puniste ! Oferta i përgjigjet kërkesës më të mirë në treg!”, e quan më tej Fuga.

KOMENTI I PLOTË:

Nuk ka ngjarje, as lajm nga Mapoja

Unë nuk e kuptoj se ku është problem kontrolli mediave dhe liria e shtypit kur pronari i mediave Mapo nuk rinovon kontratën me ish drejtorin e gazetës Mapo!

Censura dhe kontrolli i mediave është gjetiu! Mos krijoni as heronj, as viktima, kur nuk ka të tillë.

A mos valle ish drejtori i Mapo-s ishte një person që zbatonte një vijë editoriale të pavarur nga pronari i tij kur ishte i punësuar atje si drejtor?

Apo të pavarur nga politika?

Le të bënte shakà ndonjë gazetar, pedagog, a bashkëpuntor vullnetar, i vjetër apo i ri, të dilte nga linjat e vijës politike të Mapos!

Në vijat themelore monitorimi që bëjnë studentët në punë të pavarur tregon se statistikisht nuk ishte e mundur.

Asnjë e dhënë shkencore nuk na flet për një politikë pavarësie deri tani. Hiç, asnjë e dhënë. Zero!

Nëse ”Mapo”-ja forcon servilizimin ndaj kryeministrit Rama dhe i ul peshën e përfaqësimit atje të liderëve të tjerë politikë, këtu kemi të bëjmë me një riorientim politik editorial të kësaj gazete dhe të këtyre mediave, por jo një problem me lirinë e mediave brenda Mapos.

Kemi të bëjmë me një problem me komercializimin e balancuar të hapësirave mediatike ndaj politikës, por jo një problem me pavarësinë e mediave ndaj pronarëve dhe politikës.

Doktrinë liberale e pastër, hiç puniste ! Oferta i përgjigjet kërkesës më të mirë në treg!

Tjetër është ndryshimi i një kahu politik i një mediaje, dhe tjetër problemi i pavarësisë së saj si media.

Nuk dua t’i fus në një thes.

Pavarësia e mediave nuk zgjidhet me persona, me emra të përveçëm, por me një strukturë të mirëmenduar të pronësisë, të transparencës financiare, të statusit të gazetarit, etj.

E kush tha se me drejtorin e ri ”Mapo”-ja nuk do të luaj njëherë majtas dhe një herë djathtas!

Mos t’i rrëshkasi këmba kryeministrit Rama, se do ta shohi mirë si do t’i a hedhi në rrugë ”Mapo”-ja të gjitha tepricat që ka në magazinë. Se mos e ka gjë Mapoja të luajë! Burri, luan, edhe Mapoja luan, edhe muri luan.

Sikur nuk e di ai xhanëm!

Censurim i mediave? Po, patjetër, mediat janë të sipërcensuruara, por nuk jemi naivë të vemë gishtin te ish drejtori i ”Mapo”-s. Atë e pyet si është puna? Ai deklaron se çdo gjë është normale, mbaroi kontrata.

Çfarë mbrojtje ka nevojë t’i jepet atij politikisht dhe moralisht kur ngjarjen vetë ai e quan si një marrëdhënie e thjeshtë pune. Kontratë.

Madje vazhdon të mbetet brenda strukturave të ”Mapo”-s.

Ik nga Mapua dhe bie në Mapo.

Si me një drejtor si me një tjetër, si me drejtor si pa drejtor, veç një media të pavarur nga pronari, nga politika, nga qeveria, nga influenca e të fortëve në politikë nuk kam parë atje.

Sa për dijeni, sikurse e kam shprehur, ”Mapo”-n unë nuk e lexoj dot fare.

Sigurisht, aq më keq për mua.

cilifugalelaok

Etiketa: artan fugacililargimlelaMapo
Pas

Bankat shtrënguan kreditë gjatë 2016-ës, e njëjta situatë pritet edhe këtë vit

Para

Peza i tensionuar shpjegohet para kamerave: Më kanë zili, asnjë gazetar nuk erdhi të më pyeste

Para
Peza i tensionuar shpjegohet para kamerave: Më kanë zili, asnjë gazetar nuk erdhi të më pyeste

Peza i tensionuar shpjegohet para kamerave: Më kanë zili, asnjë gazetar nuk erdhi të më pyeste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.