Pas debatit në Akademinë e Shkencave, ku një rol të madh në evidentimin e problemeve pati dhe akademiku Artan Fuga, mbetet mister fati i këtij institucioni.
Kjo pasi kryeministri Rama i quajti farsë zgjedhjet e djeshme dhe tha se qeveria nuk do të japë fonde për ta.
Mirëpo për gazetën “Mapo” të Henri Çilit modeli që propozon akademiku Fuga është një model sovjetik. Ky ka qenë dhe titulli i editorialit të gazetës shkruar nga Ervis Iljazaj.
Në përgjigje të ”Mapos” Fuga e quan editorialin e sotëm një kakarisje të një gazete periferike.
”Ngatërron ditë e natë një institut shkencor me një Akademi Shkencash, o Zot si e merr pendën dhe shkruan. Por, është i detyruar, Henri Cili, shumëfish pronari i tij, e ka yshtur të jetë edhe pedagog, edhe drejtor i gazetës periferike Mapo, edhe editorialist dhe të bëjë pamflete për aktualitetin.
Cfarë kanë këta drejtorët e Mapos kështu me mua ! Vijnë, hedhin guriçka nga penxheret e Mapos, dhe ikin ose i përzënë!
Iljazaj po i kalon shpejt këto faza : emërim, dalje te Opinioni, sulme Fugës, ikje! Je në fazën e tretë! Po afrohet e katërta!
Eshtë pedagog i ri Iljazaj, nuk më takon ta cmotivoj, por ka kohë që e shoh se ka hyrë në një rrugë pa krye, jo për faj të tij. Mos bëjë detyrën si pamfletist editorialist rrezikon vendin e drejtorit të Mapos, si zoti Lela, të iki si drejtor rrezikon edhe vendin e pedagogut, po si z. Lela”, shkruan ndër të tjera Fuga.
SHKRIMI I ARTAN FUGËS:
“Kakarisjet” editorialiste të Mapos
Pasi e lexova editorialin e sotëm të gazetës periferike Mapo, që unë e kam thënë edhe po të isha në një qeli, duke vdek nga mërzia nuk do ta lexoja, vendosa të mos përgjigjem, aq i dobët është shkencërisht, aq konfuz është, aq manipules te tjetërsimet e deklaratave të mia, ku ende nuk kam shpallur se cfarë kuptoj me një Akademi Shkencas efikase; nuk di editorialisti as lidhjen mes rregjimeve totalitare dhe racionalitetit teknologjik, si duket nuk i njeh fare studimet në këtë fushë, e kotë t’i kërkosh të dijë për Shkollën e Frankfurtit, a gjë tjetër!
Ngatërron ditë e natë një institut shkencor me një Akademi Shkencash, o Zot si e merr pendën dhe shkruan. Por, është i detyruar, Henri Cili, shumëfish pronari i tij, e ka yshtur të jetë edhe pedagog, edhe drejtor i gazetës periferike Mapo, edhe editorialist dhe të bëjë pamflete për aktualitetin.
Cfarë kanë këta drejtorët e Mapos kështu me mua ! Vijnë, hedhin guriçka nga penxheret e Mapos, dhe ikin ose i përzënë!
Iljazaj po i kalon shpejt këto faza : emërim, dalje te Opinioni, sulme Fugës, ikje! Je në fazën e tretë! Po afrohet e katërta!
Eshtë pedagog i ri Iljazaj, nuk më takon ta cmotivoj, por ka kohë që e shoh se ka hyrë në një rrugë pa krye, jo për faj të tij. Mos bëjë detyrën si pamfletist editorialist rrezikon vendin e drejtorit të Mapos, si zoti Lela, të iki si drejtor rrezikon edhe vendin e pedagogut, po si z. Lela.
Nuk kanë të drejta profesionale dhe staturore moderne pedagogët privatë, as gazetarët! Kjo është puna!
Kujdes z. Iljazaj, nuk ja vlen të më sillesh mua duke gjuajtur guriçka nga penxheret e Mapos, jo për mua, se jam mësuar, por se sikurse Niçja : Me thuaj një gjë, të kuptoj se kush je! Më ke zhgënjyer me nivelin shkencor që manifeston. Asnjë doktorant i universitetit të Tiranës nuk i lejohet ta ketë! Të paktën ata që punojnë me mua!
Për këtë këshillë miqësore që të jap mos të të vijë keq, mos bërtit e mos këlthit, nuk të gjen asgjë nga unë, as të njoh e as të di, më vjen keq thjesht për nivelin e editorialit tënd të sotëm me një numur të vogël fjalësh kyce, varfëri pa fund si liberal, sovjetik, e më the e të thashë. Si fjalori i dikujt tjetër që më vjen ndërmend kaloj buzë Lanës!
Terma pa përcaktim. Me habit fare e më plandosi në kolltukun e punës kur lexova se barazonte kontratën agjenci shkencore – agjenci publike në modeli financimi rrogash.
Kur përfitimin nga buxhetet publike kundrejt kontratës për shërbime, e trajton në parim si mjet presioni i pushtetit mbi mediat, shkencën, kulturën. Sepse nuk e njeh shpërndarjen automatike dhe neutrale të fondeve nga agjencitë publike. Sepse aty te ti publikja dhe shtetërorja kuptohet se janë nji.
M’u kujtua PBS amerikan që është i detyruar të subvencionojë me qindra e qindra milona dollare mediat private, vendet skandinave ku mediat private marrin fonde vetëm po të jenë kritike me qeverinë, lëre Italinë, vendet nordike, Francën, Gjermaninë. O sovjetiku i vogël! Edhe pse totalitar ai modeli sovjetik që unë nuk e honeps, prodhoi Gagarinin, energjinë atomike, ne nuk jami as atje! Por, ti as historinë e shkencës dhe të zhvillimit teknologjik nuk e njeh
Lëre, lëre, cfarë zhgënimi!
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post