Forumi për Liritë Akademike pret një përgjigje nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pasi I kanë parashtuar kërkesat e tyre.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ akademiku i njohur Artan Fuga thotë se afati është deri në 10 mars dhe nëse ministrja nuk kthen asnjë përgjigje do të shkohet drejt bojkotit të mësimit.
Postimi i plotë:
Presim pergjigje nga zonja ministre e arsimit
Pardje bashke me nje grup kolegesh, ne emer te forumit per lirite akademike, i parashtruam kerkesat tona znj. Lindita Nikolla.
Ne duam te drejta per studentet, qe te mos trajtohen me si skllever.
Ne n’a dhemb papunesia e te diplomuarve qe shkaktojne politikat debile. Mijra te papune me diploma cdo vit.
Pijini lengun diplomave.
Ne na ka ardhur ne maje te hundes me korrupsionin universitar.
Ne nuk pranojme qe pedagoget te paguhen si ushqehet nje qen rrugesh.
Ne nuk durojme dot me tangerllikun dhe paaftesine e kerkujt.
Ne nuk duam me gjoja universitete, gjoja akreditime, aleanca ne kulisa mes nepunesish dhe “baronesh” te interesave private, bordiste militante politike qe n’a rrjepin dhe nuk dine te administrojne.
Ne i kemi paraqitur edhe 100 propozime krejt te qarta per te dale nga situata. Per universitete cilesore.
Afati yne: presim deri ne 10 mars, nese znj Lindita Nikolla zgjedh te beje shurdh memecin, ajo do te n’a shtyje jashte deshires sone drejt bojkotit te mesimit dhe me tej, pedagoge, studente, etc.
Ne nuk e duam kete.
Por, gjithcka varet nga ajo.
10 marsi nuk eshte larg.
Uroj mirekuptim.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post