02:56 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fuga: Servilët bëjnë karrierë, nuk bëhesh i pasur po nuk mashtrove, të ikim sa më parë nga ky vend

11:06 | 05/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga: Servilët bëjnë karrierë, nuk bëhesh i pasur po nuk mashtrove, të ikim sa më parë nga ky vend

Akademiku Artan Fuga, në një status në faqen e tij në Facebook, ka ndarë një episod nga jeta e përditshme. Kësaj here bëhet fjalë për opinionet e qytetarëve dëgjuar në një ‘kafe lagjeje’.

Fuga ka renditur disa nga ankesat më të zakonshme të qytetarëve shqiptarë, që nga cilësia e ushqimit e deri tek largimi sa më parë nga vendi.

Statusi i plotë:

“Zë veshët me duar ! Opinionet sunduese te kafja e lagjes !
Nëpunësi do lekë që ta kryejë një punë që i takon ta bëjë.

Një individ i zënë materialisht dhe një pa shumë burime financiare trajtohen në mënyrë të pabarabartë nga nëpunësit.

Analistat bëjnë llam llam kot.

Politikani do pushtetin, kurse fushatat që bën janë thjesht llafe.

Kush merret me politikë do të fitojë vetë prej politikës dhe jo t’u shërbejë të tjerëve.

Nuk dihet se çfarë hamë.

Diplomat në Shqipëri nuk kanë vlerë.

Nuk mund të bëhesh i pasur pa qenë mashtrues diku.

Deputetët nginjen duke ndejtur.

Intelektualët janë shërbëtorë të politikanëve.

Pa mik ose parà nuk zë dot një vend pune.

Ai që bën lart në karrierë është servil dhe mashtrues, sepse i ndershmi nuk mund të ngjitet dot.

Lajmet e mediave gënjejnë.

Hajdutët ordinerë janë si ëngjëj po t’i krahasosh me vjedhësit që abuzojnë me pushtetin.

Merru me politikë nëse do të kapësh një vend pune para të të tjerëve.

Të takosh një deputet, një këshilltar apo një kryetar bashkie për t’i qarë një hall, është po aq vështirë sa të takosh Zotin.

Ne si komb po mbarojnë, të gjithë duan të ikin.

Askush nuk beson se politika shqiptare dëshiron të integrohet në BE.

Vota shitet sepse nuk ka pikë vlere. Votoj atë që më gjen një vend pune.

Pasuritë e Shqipërisë vidhen nga grupe politiko-financiare që janë komplet jashtë kontrollit.

Në Shqipëri nuk ka as sporte, por ka ministri sportesh, as kulturë, por ka ministri kulture, rinia ikën, por ka ministri rinie.

E vetmja gjë e vërtetë që mund të bëjë një burrë i ndershëm është të luajë loto, të pijë një gotë, dhe të bëjë muhabet me burra të tjerë të ndershëm.

Në spital vdes nuk shërohesh.

Vallaj i persekutum kam qenë, por jemi më keq se në kohën e xhaxhit.

Ishallah nuk më fton në dasmën e çunit, se për Zotin nuk kam se çfarë t’i hedh.

Ku e gjejnë këtë karburant këta me mijra maqina!

Cfarë e do librin! Rrejnë të gjithë.

Ta coj gocen – cunin – për një master dhe pastaj ta nis në Gjermani.

Ftohtë, shi.

U kënaqëm ke Gabi, gjeta një çantë që për Zotin duket si e re.

Këta katunarët i kanë rrit çmimet e preshit.

Kur kam qenë magazinier ushtrie kishte rregull atëhere.”

(F.G/Faxweb)

 

Pas

Flet për herë të parë pas dasmës Angela Martini: Filloi si një shaka, pse vesha fustan të zi

Para

Këshilltarët demokratë në bllok sfidojnë Veliajn: Na padit të gjithëve!

Para
Këshilltarët demokratë në bllok sfidojnë Veliajn: Na padit të gjithëve!

Këshilltarët demokratë në bllok sfidojnë Veliajn: Na padit të gjithëve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.