Endri Fuga i quajtur ndryshe dhe truri i kryeministrit Rama në marrëdhëniet e tij me mediat dhe jo vetëm ka sulmuar dje Nikollë Lesin. Duke qënë se jo më larg se dje ishte data 3 mars e cila në kujtesën e Lesit padyshim që është e rrënjosur fort.
Në këtë datë në vitin 1997 u dogj redaksia e gazetës më të rëndësishme të kohës ‘’Koha Jonë’’, Fuga i bën një kujtesë Lesit.
Sipas këshilltarit të Ramës, Nikollë Lesi Sali Berishës që i dogji redaksinë i shërbeu si zëvendësministër, ndërsa qeveria e Ramës e dëmshpërbleu.
‘’Saliut që të dogji i shërbeve si zv.Ministër! Qeveria Rama të dëmshpërblëu për flaket e Saliut! Rroftë media e lirë!’’, shkruan Fuga.
Këtë shkrim Fuga e ka shoqëruar edhe me editorialin e gazetës ‘’Koha Jonë’’ për ngjarjen e marsit ’97. Duhet thënë se kohët e fundit Fuga po del përherë e më shumë në skenë në mbrojtjen publike që i bën punës së qeverisë. (E.K/SHUPLAKA)