02:19 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Fund fshatrave turistikë me shtëpi prapanicë më prapanicë”, Rama: Do ndryshohet ligji për investitorët strategjikë, synojmë turistët elitarë

17:17 | 04/09/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fund fshatrave turistikë me shtëpi prapanicë më prapanicë”, Rama: Do ndryshohet ligji për investitorët strategjikë, synojmë turistët elitarë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban ditën e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të cilën e ka paralajmëruar prej kohësh së bashku me ndryshimet e reja që do të bëjë në qeveri.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka folur rreth zhvillimi turistik në vend, dhe bumin që ai ka pasur këtë sezon.

Duke folur me shifra, Rama tha se kemi arritur shumë si vend dhe se kjo na jep më përgjegjësi jo vetëm për të ruajtur këtë standard, por edhe për ta çuar atë më lartë.

Rama tha se ndër planet për një turizëm më cilësor në të ardhmen, përfshijnë edhe  ndryshime në reformën profesionale .

“Korrigjimi i të tashmes së Maldiveve të Europës, kërkon me patjetër që askush të mos i mbyllë sytë përballe problemeve në infrastrukturën e Ksamilit dhe në disa pika të tjerat rëndësishme të këtij viti, nga Lezha e Shkodra e deri në Durrës dhe në Sarandë. Kërkon që askush prej nesh të mos i mbyllë hundët përballë gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë politike të mos i mbyllë veshët përballë kërkesës për fuqi punëtore të kualifikuar, për të bërë gjithçka që duhet për Shqipërinë turistike të vitit 2030. Do të ketë një reformë agresive për arsimin profesional, në këtë industri të re. Ashtu si në qeverinë qendrore duhen nxjerrë mësimet e këtij sezoni fantastik, që ky vend të mos bëhet viktima e suksesit të këtij viti. Qysh vitin tjetër do të përballemi me një kërkesë më të lartë si në sasi ashtu dhe në cilësi. Konkurrenca do të na hajë të gjallë në rast se nuk do të dimë që të mësojmë nga ky sezon që sapo kemi mbyllur.

Shqipërisë sot i ka ardhur çehrja në vend, flamuri ynë ka fituar respekt, pas pak ditësh e gjithë bota do të mblidhet në Nju Jork, në këshillin e OKB-së, e ku Shqipëria do të jetë në krye të tryezës.”, tha Rama.

Më tej, ai u shpreh se me reformat e reja në turizëm qeveria synon edhe turistët elitarë, e cila do të arrihet jo vetëm me reformat e reja, por edhe me nxitjen e investitorëve vendas dhe të tuaj.

“Ka qenë një e përpjetë e gjatë dhe e mundimshme, e cila na shërben vetëm për të vazhduar ngjitjen nga një pikënisje e re, duke parë në sy të gjitha të metat. Ne nuk mund dhe nuk duhet të jemi vendi ekskluziv i turizmit masiv, nëse nuk e diversifikojmë natyrën e turistëve që presim në vendin tonë. Turizmi i konsumit mesatar dhe të ulët, nuk duhet të jetë kurrsesi burimi i vetëm i të ardhurave.

Investitorët vendas kanë dhënë shumë deri këtu, por duhet të kërkojmë më shumë edhe prej tyre, se bëhen hotele me mermer, dhe harrojnë të vënë largimin e ujërave të zeza. Për të gjithë investitorët seriozë vendas apo të huaj ne do tju japim fund burokracive, do të jetë një qilim rregullash të forta, të qarta dhe të thjeshta. Do të ndryshojë edhe statusi për investitorët strategjikë.

Fshatrat turistikë me shtëpi prapanicë më prapanicë, duhet të jenë një histori e të shkuarës, Ndërtimet e reja duhet të përmbushin kriteret, jo nga nevoja e konkurrencës mes Palasës dhe Gjirit të Lalëzit”, shtoi ai.

 

Pas

Rama për kundërshtarët: Mua, ju edhe këtë parti na duan të vdekur!

Para

FOTOLAJM/ Ende pa thënë emrat e të shkarkuarve, Ramës i fillojnë djersët

Para
FOTOLAJM/ Ende pa thënë emrat e të shkarkuarve, Ramës i fillojnë djersët

FOTOLAJM/ Ende pa thënë emrat e të shkarkuarve, Ramës i fillojnë djersët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.